LAJMI I FUNDIT:

Paraqitja perfekte e Pedrit për Spanjën në ndeshjen ndaj Italisë, por edhe në të gjithë Euro 2020 dëshmon se ai është trashëgimtari i Andres Iniestas në futboll

Paraqitja perfekte e Pedrit për Spanjën në ndeshjen ndaj Italisë, por edhe në të gjithë Euro 2020  dëshmon se ai është trashëgimtari i Andres Iniestas në futboll

Pedri ishte lojtari më i mirë në fushë në humbjen e Spanjës nga Italia në gjysmëfinalen të Euro 2020 në ‘Wembley’.

Azzurrët kaluan në finale pas fitores 4-2 në goditjet e penalltive, ku Jorginho shënoi penalltinë fituese, pasi që Alvaro Morata kishte gabuar para Gianluigi Donnarummas.

Pedri, aktualisht 18 vjeç ishte ishte në lot pas ndeshjes, ku Italia festonte, ndërsa ai ngushëllohej nga shoku i skuadrës Thiago Alcantara.


Por, mesfushori i Barcelonës duhet të jetë jashtëzakonisht krenar për mënyrën se si ka luajtur në këtë turne.

Lojtari më i ri i skuadrës, ishte lojtari më i mirë i Spanjës në Euro 2020 dhe loja e tij e fundit tregon që ai do të jetë një nga mesfushorët e këtij brezi, që do a sundojë këtë sport.

https://www.youtube.com/watch?v=BJ5tMpUwkpM&feature=emb_title

Ai ishte i jashtëzakonshëm në mesfushë, duke bërë një numër të madh pasimesh dhe duke krijuar raste për shokët e tij të skuadrës.

Pedri arriti një saktësi thjesht absurde të pasimit prej 97 për qind në 120 minuta.

Në kohën e rregullt ai nuk e kishte gabuar asnjë pasim 55/55 dhe ishte vetëm në kohën shtesë kur ai gaboi dy dhe e përfundoi ndeshjen me një numër prej 65 pasime të sakta nga 67 tentime.

Kjo ishte ndeshja e tij e 66-të e sezonit për klubin dhe vendin dhe kështu që të performosh në një nivel të tillë është e jashtëzakonshme.

Pas ndeshjes, Luis Enrique i dha Pedrit komplimentin duke e krahasuar atë me legjendarin Andres Iniesta, i cili ishte një lojtar kyç i Spanjës.

“Por ajo që Pedri ka bërë në këtë turne, në moshën 18 vjeç, askush nuk e ka bërë, madje as Andres Iniesta nuk e ka bërë, është e pabesueshme, unike”, deklaroi ai. /Telegrafi/

https://twitter.com/H_muradi8/status/1412702384514637825

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori