LAJMI I FUNDIT:

Paraqitet me vonesë në aeroport, del në pistë dhe vrapon për të kapur aeroplanin (Foto)

Paraqitet me vonesë në aeroport, del në pistë dhe vrapon për të kapur aeroplanin (Foto)

Një pasagjer është arrestuar në pistën e Aeroportit të Dublinit nga policia, pasi arriti të dilte nga terminali në drejtim të një avioni duke thirrur ndaj pilotit që të mos nisej ende. Incidenti është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje.

Më herët, personi në fjalë ishte brenda terminalit dhe trokiste me ngulm nga xhami, duke u përpjekur t’i thoshte ekuipazhit të avionit që ishte ende në tokë të ndalnin nisjen e avionit.

Gjithsesi, ai arriti ta ndiqte aeroplanin e kompanisë “Ryanair” përpara ngritjes, por jo për ta kapur, pasi u ndalua nga policia, përcjell tch.


Një pjesëtar i ekuipazhit tha se personi në fjalë “thjesht vrapoi nga godina e terminalit drejt avionit”, i cili po nisej për në Amsterdam. Dy automjete dhe një furgon i policisë u vunë në veprim për ndalimin e personit.

Pasagjeri, në dukje rreth të 30-ave, nuk kishte arritur të ngjitej në kohë në avion, edhe pse ai u nis 21 minuta pas orarit të programuar.

“Një pasagjer mashkull dhe një femër ishin shumë vonë për të kapur fluturimin e Ryanair drejt Amsterdamit mëngjesin e sotëm. Ata mbërritën në terminalin e daljes vetëm pasi avioni kishte përfunduar procesin e ngjitjes së pasagjerëve. Ata nisën të debatonin me stafin e Ryanairit dhe pasagjeri mashkull nisi të irritohej. Ai godiste xhamin në përpjekje për ta bërë avionin të priste, e më pas arriti të dilte nga një derë për të vrapuar në pistë drejt avionit. Fillimisht u pengua nga stafi i Ryanairit, e më vonë nga policia e aeroportit, e cila pasi u kontaktua e arrestoi menjëherë atë. Tashmë ai ndodhet në stacionin policor të aeroportit”, deklaroi zëdhënësi i Aeroportit të Dublinit, ku gjatë 6 muajve të parë të këtij viti janë proceduar 14.7 milionë pasagjerë.

Në trend Fun

Më shumë
Pas përshëndetjes kontroverse të Musk gjatë inaugurimit të Trumpit, kanadezi shet dy Tesla-t e tij dhe anulon blerjen e një Cybertruck

Pas përshëndetjes kontroverse të Musk gjatë inaugurimit të Trumpit, kanadezi shet dy Tesla-t e tij dhe anulon blerjen e një Cybertruck

Interesante
104-vjeçarja feston ditëlindjen duke shkuar në burg

104-vjeçarja feston ditëlindjen duke shkuar në burg

Interesante
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Fun
Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite

Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite

Fun
Çifti brazilian festojnë 84 vite martesë dhe zyrtarisht shënojnë rekord botëror

Çifti brazilian festojnë 84 vite martesë dhe zyrtarisht shënojnë rekord botëror

Interesante
Prezantuesja e lajmeve zhvishet lakuriq gjatë transmetimit live (Foto/Video, +18)

Prezantuesja e lajmeve zhvishet lakuriq gjatë transmetimit live (Foto/Video, +18)

Kalo në kategori