LAJMI I FUNDIT:

BE paraqet planin për heqjen e roaming në Ballkan Perëndimor

BE paraqet planin për heqjen e roaming në Ballkan Perëndimor

Komisionerja evropiane për ekonominë dixhitale, Mariya Gabriel, ka prezantuar një plan të gjerë për të ulur tarifat e shërbimit roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lidhja digjitale e Evropës me Ballkanin Perëndimor është edhe një prej prioriteteve kyçe të Bullgarisë gjatë presidencës së radhës së Bashkimit Evropian.

Ajri, transporti dhe arsimi janë sektorë të tjerë ku Sofja zyrtare kërkon të arrijë rezultate brenda këtij 6 mujori. Aktualisht, tarifat e shërbimit roaming janë tepër të larta për klientët në zonën e Ballkanit Perëndimor.


Përfaqësues të Komisionit Evropian dhe operatorëve telefonikë të rajonit kanë diskutuar disa mënyra për të ulur tarifat dhe mund të eksperimentojnë edhe marrëveshjet tregtare vullnetare mes dy palëve.

Në Bashkimin Evropian, në Qershorin e vitit të kaluar, tarifat roaming u eliminuan, por u deshën plot 10 vite negociata. /Telegrafi/