Parandalohet vrasja në Durrës, arrestohen 3 vrasës me pagesë
Ngjarja dyshohet se ka lidhje me një konflikt midis dy grupeve kriminale për prishjen e pazareve të drogës dhe një tentativë vrasje midis tyre.
Tre persona janë arrestuar sot nga policia e Durrësit pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi që kryenin vrasje me pagesë.
Të arrestuarit dyshohet se ishin paguar për të ekzekutuar një të ri në afërsi të fabrikës së tullave në Maminaz kundrejt një shume prej 10 mijë euro, njoftojnë medie nga Tirana.
Ngjarja dyshohet se ka lidhje me një konflikt midis dy grupeve kriminale për prishjen e pazareve të drogës.
Aktualisht në polici janë shoqëruar 10 persona, ndërsa në telefonin e njërit prej të arrestuarve është gjetur numri i telefonit të personit që dyshohet se porositi vrasjen.
Të arrestuarit janë:
Gazmend Dervishi 38 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;
Dritan Nikolli 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës;
Bruno Shehu 31 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policës, “tre personat e arrestuar janë eksponentë me rrezikshmëri të lartë kriminale, me precedentë penalë të mëparshëm, në fushën e veprave penale kundër personit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”.
Sipas policisë, në thelb është një konflikt midis dy grupeve kriminale për prishje të pazareve në fushën e lëndëve narkotike dhe lidhet më një tentative vrasje midis tyre.
Shtetasit e mësipërm, kishin planifikuar që pasi të kryenin aktin kriminal do të digjnin makinën dhe do të largoheshin me një automjet tjetër.




















































