LAJMI I FUNDIT:

​Parandalohen dy raste të kontrabandës me mallra dhe emigrantë nga Maqedonia e Veriut

​Parandalohen dy raste të kontrabandës me mallra dhe emigrantë nga Maqedonia e Veriut

Policia Kufitare në dy pikë kalime kufitare me Maqedoninë e Veriut, kanë ndaluar një kamion me mallë të kontrabanduar, si dhe katër shtetas sirianë, të cilët dyshohet se në Turqi kanë prerë një pjesë të mbulojës së rimorkios dhe janë futur aty.

Sipas Policisë, janë intensifikuar aktivitete në luftim të dukurive antiligjore ndër-kufitare në zonën e lindjes. Kështu, gjatë ditës së sotme 06.05.2022, janë parandaluar një rast ‘kontrabanda me mallra’ dhe një rast ‘kontrabanda me emigrant’.

“Në rastin e parë, ‘kontrabanda me mallra’, sot rreth orës 15:30, patrullat policore të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, kanë identifikuar një kamion i cili dyshohet se nga territori i Maqedonisë ishte futur në territorin e vendit tonë në mënyrë ilegale. Në kamion kishte uji ‘zem-zem’ dhe mallra tjera të kontrabanduar. Kamioni drejtohej nga i dyshuari 29 vjeçar, mashkull kosovar. Kamioni me mall i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura doganore”.


“Në rastin e dytë, ‘kontrabanda me emigrant’, sot në ora 15:55, në hyrje të Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në Han të Elezit, ka ardhur kamioni më targa të Shqipërisë dhe me drejtues 37 vjeçarin shtetas i Shqipërisë, i cili vinte nga Turqia. Gjatë kontrollit në rimorkio të kamionit janë hasur katër shtetas meshkuj sirian. Dyshohet se sirianët në Turqi ka prerë një pjesë të mbulojës së rimorkios dhe janë futur aty. Rasti është duke u trajtuar nga drejtoria përkatëse e PK-së në koordinim me prokurorin kujdestar”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori