LAJMI I FUNDIT:

​Parandalimi i vetëvrasjeve synohet të bëhet me ligj

​Parandalimi i vetëvrasjeve synohet të bëhet me ligj

Vetëvrasja është një problem në rritje për shoqërinë në Kosovë, andaj ka filluar një iniciativë për rregullimin e këtij akti me ligj. Më shumë se 1 mijë vetëvrasje kanë ndodhur në 20 vitet e fundit në Kosovë, e shtytësit e tyre nuk dalin para drejtësisë. Ndërkohë, nuk punon 24 orë as linja e komunikimit, e cila do të ishte mundësi e mirë për parandalim.

Sipas informacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës, gjatë vitit 2019, ishin 31 vetëvrasje dhe 142 tentime, në vitin 2020 ishin 40 vetëvrasje dhe 101 tentime, në vitin 2021, ishin 44 vetëvrasje dhe 131 tentime. Ndërsa, për periudhën 1 janar-31 korrik 2022, janë evidentuar 17 raste të vetëvrasjes.

E linja telefonike për parandalimin e vetëvrasjeve, nuk është në dispozicion 24 orë, por aty punojnë vetëm nga ora 14:00 dhe deri në orën 02:00, pas mesnatës.


Drejtori ekzekutiv i organizatës “Linja e Jetës”, Bind Skeja, tha se kërkesa e tyre është që të rregullohet me ligj mirëmbajta e linjës për parandalimin e vetëvrasjes.

“Kërkesa jonë është që linja e jetës me funksionuar në kuadër me Ministrinë e Shëndetësisë apo me Qenërinë e Kosovës, për shkak që shërbimin që ne ofrojmë është diçka esenciale për qytetarët e Kosovës.. Nuk ka kuptim me punuar ndaras prej qeverisë…Po shohim si mundësi që të kërkojmë që në ligjin e ri për shëndeti mendor që do të nënshkruhet, me u rregulluar me ligj mirëmbajta e një linje për parandalimit të vetëvrasjes… Janë disa rekomandime të cilat janë jap për çka është dashur ky ligj i ri me i përfshi, ndër to është me u përfshi edhe viktimat e dhunës në baza gjinore, me rregulluar trajtimin e pa vullnetshëm të individëve por askund nuk është e cekur një linjë apo strategji për parandalimin e vetëvrasjes, kjo është se çka ne po kërkojmë që kur të vjen koha me u hartuar ligji i ri, me u përmend…vetëvrasjet në Kosovë prej kur ruhen statistikat, janë më shumë se një mijë vetëvrasje rreth 20 viteve të fundit dhe më shumë se katër mijë tentime”, tha ai.

Skeja shprehet i bindur që ky ligj do të aprovohet, ndërkaq, tregon që problematika më e madhe është mungesa e financimit tw linjws telefonike, e cila duhet të jetë i menaxhuar nga shteti.

“Ligji gjithsesi do të aprovohet, jemi të sigurt sepse nuk shohim ndonjë bllokadë politike që ka me u ndërmarrë..7.45.Mungesa e financimit vjen nga mosmbështetja për një shërbim i cili konsiderohet, duhet jetë i menaxhuar prej organeve shtetërore. Kërkesa që i kemi bërë në ligj është që kjo linjë për parandalim të vetëvrasjes të financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës.12.10.Njëra prej kërkesës që po bëhet në ligjin për shëndetin mendor, është që linja për parandalimin e vetëvrasjes të funksionojë 24 orë brenda ditës dhe shtatë ditë brenda javës… tani punojmë prej dyve të mesditës deri në dy të mbrëmjes… Vetëvrasja nuk ka afat andaj, jemi duke kërkuar që specifikisht me u trajtuar kjo gjë, që ta kemi një orar 24/7…Numri është pa pagesë…gjithashtu është anonim, ne nuk e shohim numrin që na thërret neve, ne nuk e dimë individin që na telefonon, nuk kërkojmë të marrim vesh identitetin e tyre, gjithashtu është kofidencial çdogjë që diskuton me neve mbete aty”, tha ai.

Avokati Musa Damati konsideron se kjo iniciativë është e mirëseardhur për avokatin e Kosovës, por tha se edhe shtytësit e vetëvrasjes duhet të dalin para drejtësisë.

“Sa i përket vetëvrasjes, në Kosovë ndodh krim i dyfishtë sepse raste të tilla të vetëvrasjes nuk hetohen dhe nuk sillen para drejtësisë, para përgjegjësisë penale shtytësit e tyre.. kodi penal në një formë e inkriminon, mirëpo çdo fushatë e cila mbron të drejtat e njeriut, të drejtat e qytetarëve të Kosovës, të cilat ndërlidhen me parandalimin preventivin e vetëvrasjes, patjetër se është i mirëseardhur për sistemin juridik të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Damati theksoi se ashtu sikur vendet e zhvilluara perëndimore, edhe Kosova duhet që të përkrahë iniciativa që e dënojnë aktin e vetëvrasjes me ligj.

“Legjislacionet e caktuara rajonale por edhe ato të vendeve të zhvilluara të BE-së, vetëvrasjen e konsiderojnë si veprimtari inkriminuese e cila patjetër që ndëshkohet me ligj edhe legjislacioni i Republikës së Kosovës duhet t’i përkrahë iniciativa të tilla por ato duhet të bëhen me një shqyrtim të detajuar të aspektit profesional në mënyrë që të jenë në proporcion edhe me legjislaturën dhe në harmoni me legjislaturën e vende të BE-së…Krahas ligjit janë edhe një mori faktorësh të tjerë të cilët duhet të jenë në sinkronizim me fushatën apo ligjin e caktuar në mënyrë që të arrihet deri në vetëdijesim më të madh i qytetarëve, të cilët kanë probleme të caktuara si psikike, ashtu edhe probleme të tjera sociale, të cilat shoqërohen me presion të caktuar, ngarkesë të caktuar emocionale”, tha ai.

Sociologu Jeton Brajshori tha se kjo linjë duhet të punojë 24 orë për shkak se njerëzit kanë nevoja të gjithanshme. Po ashtu, ai tha se shteti pa hezitim duhet ta mbështet këtë linjë.

“Një strategji e tillë besoj që është dashur të bëhet shumë më herët.. Shteti dhe Qeveritë e kaluara është dashur që të kenë një plan strategjik shumë më herët dhe të mos të kem këtë problem në vitin 2022.. Është vendimi më duhur i mundshëm për arsye se ka shumë probleme dhe shumë persona të cilët kanë nevojë…Linja duhet të jetë 24 orë, mos të ketë më orar të caktuar për arsye se njerëzit kanë nevoja të gjithanshëm dhe në këtë mënyrë të ketë sikur një orar pune sa i përket Linjës së ndihmës, atëherë besoj se nuk është shumë serioze për arsye se personat 24 orë kërkojnë ndihmë. .. Shteti pa asnjë hezitim duhet ta mbështet Linjën 24 orë dhe besoj që kjo linjë duhet të jetë pa pagesë për arsye se njerëzit të cilët thërrasin aty, kanë probleme të ndryshme, ndërsa personat të cilët përgjigjen sikur psikologë të ndryshëm, punëtorë social, besoj që shumica prej tyre e bëjnë këtë në mënyrë vullnetare gjë që është për të përshëndetur”, foli ai.

Brajshori është pro ligjit për parandalimin e vetëvrasjes dhe konsideron se linja duhet të funksionoi 24 orë, pasi qytetarët që kanë mendim të bëjnë vetëvrasje nuk kanë kohë të caktuar.

“Mendoj që ky ligj është dashur të bëhet shumë më herët dhe jam shumë pro, mos të kemi vetëm një linjë por ndoshta si edhe në shtetet e rajonit të cilat nuk kanë vetëm një linjë por kanë dy linje, ku sa më shumë persona do të mund të kontaktohet dhe sa më shumë personave do të mund t’i shpëtohet jeta. Do të ketë sukses për arsye se njerëzit janë të tillë, të mbyllur dhe më lehtë shprehen përmes linjave telefonike, ndjenjat e tyre i shpërfaqin shumë më lehtë përmes linjave telefonike sepse në personin kur e kanë ballë për ballë dhe këto linja me siguri se do të ndihmojë shumë…Problemi është që ne e kemi një linjë e cila nuk është funksionale 24 orë, pra kur një person ka probleme dhe ka mendim të bëjë vetëvrasje, atëherë ai nuk e zgjedhë kohën e saktë se kur duhet të lajmërohet që të kërkojë ndihmë, domosdoshmërish duhet të kemi një linje, ashtu sikur shtet e rajonit, duhet të kemi dy ose tri linje, ku sa më shumë persona do të kërkonin ndihmë”, tha ai. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori