Migrimi, qoftë i rregullt apo i parregullt, viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese. Nga fundi i vitit 2014 dhe fillimi i atij 2015, nga Kosova u larguan më shumë se 119 mijë njerëz. Ikja ishte masive dhe ishte e parregullt, ilegale. Ky migrim, edhe pse ishte ilegal, në fakt, ndodhte përmes rrugëve legale, edhe ditën, duke kaluar afër pikë-kalimeve kufitare, madje, edhe në sy të rojeve kufitare të vendeve të Bashkimit Evropian. Në një raport të botuar nga FES (Friedrich Ebert Stiftung, Zyra në Prishtinë, 2015), është argumentuar se edhe media ka pasur një rol të rëndësishëm në rritjen e fluksit të migrimit, duke përshkruar kanalet ilegale të migrimit, si një mundësi e lehtë dhe me çmime të lira. Duke dhënë edhe koston e pagesës për një person, nga 200 deri 600 euro.
Në këtë kohë, në Kosovë ishte krijuar një situatë deprimuese, ishte përhapur një frymë e frikshme, ku largimin nga Kosova e konsideronin si të vetmen shpresë për një jetë më të mirë. Raportimet e medieve të kohës (fundi i 2014 dhe fillimi i vitit 2015), në përshkrimet e tyre për të ata/ato që po iknin, tregonin se, tashmë nuk ishin vetëm të papunët që po iknin – edhe pse ky grup përbënte shumicën, por kishte edhe individë e familje që iknin edhe për arsyet tjera. Kishte të tillë që deri në atë kohë ishin të punësuar. Nëse deri në këtë kohë, arsyet kryesore, fillimisht ishin ato ekonomike (Gastarbeiter), e më vonë politike dhe ekonomike së bashku, në këtë valë të emigrimit, dalin edhe shkaqe tjera. Tani, po iknin edhe njerëz që vinin nga shtresa të mesme të shoqërisë – të punësuar (Frankfurter Allgemeine Zeitung, 13 shkurt 2015). (Kjo nxjerr në pah edhe një faktor tjetër që ka ndikuar në rritjen e migrimit ilegal, mosbesimin, respektivisht zhgënjimin me institucionet e shtetit. Në vitin 2014, kishte një ngërç politik për një periudhë gati gjashtë mujore). Pra, në atë kohë, njëjtë si edhe sot, koncepti i mirëqenies nuk nënkupton vetëm pasjen e një vendi të punës, por, si një e drejtë elementare – qytetare dhe njerëzore – qasjen në një sistem shëndetësor kualitativ, arsim kualitativ, sistem funksional të drejtësisë dhe të pakorruptuar, në përgjithësi qasje të barabartë në të mirat publike.
Një numër i konsideruar i qytetarëve, shumë nga shërbimet shëndetësore i kryejnë jashtë Kosovës. Dhe kjo ndodhë, jo vetëm për shkak të shërbimeve jo të mira shëndetësore, por edhe për shkak të humbjes së besimit në kualitetin e shërbimit. Humbja e besimit në sistemin shëndetësor, nënkupton edhe humbje të shpresës për të jetuar në vend. Gjatë jetës, pothuajse secili/secila qytetar/qytetare e Kosovës, ka pasur një përvojë personale në shërbime spitalore në vend. E për fat të keq, shumë-herë nuk kanë përjetuar një trajtim të mirë dhe të dinjitetshëm. Me një gjendje të tillë në shëndetësi dhe një sistem arsimor, të pakonkurrueshëm me vendet tjera, normalisht se ndikon në humbjen e shpresës së të rinjve për të jetuar në vend.
Për të evituar valën e migrimit, e sidomos edhe të atij të parregullt, është e domosdoshme të ndërmerren hapa konkret për ndryshime rrënjësore në politikat publike në Kosovë. Së pari, do të duhej të krijoheshin mundësi më të mëdha për bizneset për të ndikuar në gjenerim të vendeve të reja të punës, sidomos për të rinjtë. Ndërmarrjen e hapave konkret për ngritjen e cilësisë në arsim, përfshirë edhe ngritjen e kapaciteteve për shkolla profesionale, rrjedhimisht të ndryshojnë kurrikulat aktuale, të cilat shumë pakë dallojnë nga shkollat/gjimnazet e profileve tjera. Ndryshime rrënjësore në sistemin e shëndetësisë dhe nisjen e zbatimit të ligjit për sigurimet shëndetësore. Përmirësimin e kushteve të punës në sektorin privat, duke garantuar sigurinë në punë dhe sigurimin në rast të lëndimeve dhe aksidenteve në vend të punës.
Krahasuar me gjeneratat e mëparshme, sakrificën e tyre për jetë, punësim, por, më kryesorja kontributin e gjithmbarshëm për liri, tani gjenerata e re, sidomos ata/ato të lindur gjatë luftës 1998-99 dhe pas saj, duke mos i përjetuar ato eksperienca, nuk mund ta shohin dhe përjetojnë njëjtë lidhjen me territorin (Kosovën). Nëse për gjeneratat e mëparshme qëndrimi dhe kontributi në vend është konsideruar si vepër patriotike dhe, nevojë jetike për të siguruar qenien e tyre në këtë vend, për gjeneratën e re, diçka e tillë nuk është tashmë jetike. Në këtë sens, duhet kuptuar se, Kosova tashmë është e lirë, shtet i pavarur dhe, asgjë nuk mund të arsyetohet me thirrje patriotike të qëndrohet në vend. Shkalla e lartë e papunësisë dhe mungesa e mirëqenies ekonomike, e ndërlidhur me sistemin shëndetësor dhe arsimor, nxit të rinjtë që të kërkojnë rrugë tjera alternativë, respektivisht migrimin në vende tjera. Këto pesë vitet e fundit, për shkak se disa vende si Gjermania, Sllovenia dhe Kroacia, kanë nisur dhënien e vizave për punë, e disa kanë krijuar lehtësira, dukshëm ka ndikuar që shumë të rinj, si mundësi të vetme për punësim, mirëqenie dhe jetë më të mirë, të shohin largimin nga vendi.
Në këtë kontekst, natyrshëm mund të konkludohet që, arsyet për migrim jo të rregullt (ilegal) janë minimizuar. Për më tepër, edhe vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Zvicrën, nuk u japin kosovarëve të drejtën për azil.
(Pikëpamjet e shprehura në këtë editorial janë të autorit dhe jo domosdo paraqesin qëndrimet Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-14-e1739202298373-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_25-8-780x439.png)
"Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza", deklaron Trump
![Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-1-780x439.jpg)
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
![Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Blendi-Fevziu-zgjedhjet-ne-Kosove-e1739198151360-780x439.jpg)
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe