LAJMI I FUNDIT:

Për parandalimin e aksidenteve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, policia shqipton 33 gjoba

Për parandalimin e aksidenteve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, policia shqipton 33 gjoba
Foto: Autostrada 'Arbën Xhaferi'

Policia e Kosovës përkatësisht Njësia për Kontroll të Autostradave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në autostradën “Arbën Xhaferi”, ka hartuar dhe ka zbatuar një plan operativ.

Në një komunikatë për media nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës, thuhet se disa pjesëmarrës në trafik në këtë autostradë, konkretisht në urën mbi lumin Lepenc, për kuriozitet dhe për shkak të bukurive që ofron kjo urë, ndalojnë me automjetet e tyre në shiritat emergjentë dhe zbresin nga automjetet ku në shumë raste bëjnë edhe fotografime të ndryshme e kjo është bërë edhe në grupe, me çka është rrezikuar siguria e tyre dhe e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Policia thotë se me qëllim të shtimit të sigurisë në autostradë, gjatë tri javëve të shkuara ka shqiptuar gjithsejtë 33 tiketa në këtë lokacion.


“28 tiketa ndaj shoferëve për ndalje në autostradë, 5 tiketa për lëvizjen e këmbësorëve në autostradë. Policia e Kosovës, apelon dhe kërkon nga qytetarët në përgjithësi dhe drejtuesit e automjeteve në veçanti, që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me theks të veçantë  të mos bëjnë shkelje të rregullave të qarkullimit në autostradë sepse po rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve. Policia do të ndëshkojë të gjithë ata që bëjnë shkelje të tilla”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori