Në fillim të kësaj jave, administrata Trump të hënën goditi – më pas anuloi – me një tarifë 25 për qind për importet nga Meksika dhe Kanadaja.
Çështja do të rishikohet brenda një muaji, por praktikisht çdo analist financiar thotë se tarifat do të kenë ndikime të rëndësishme në një sërë industrish amerikane.
Duke folur për mediat gjatë konferencës financiare të Ford për tremujorin e katërt 2024, CEO i kompanisë Jim Farley u deklarua në lidhje me tarifat, përcjell Telegrafi.
Ai tha se disa javë tarifat do të ishin të menaxhueshme për Ford-in nga pikëpamja operacionale. Por nuk dihet se çfarë do të ndodhte më pas.
“Nuk ka dyshim se tarifat në nivelin 25 për qind me Kanadanë dhe Meksikën, nëse zgjaten, do të kishin një ndikim të madh në industrinë tonë, me miliarda dollarë fitime të industrisë të zhdukura dhe efekte negative në vendet e punës në SHBA, si dhe në të gjithë sistemin e vlerave në industrinë tonë”, tha Farley.
“Tarifat do të nënkuptonin gjithashtu çmime më të larta për klientët”, shtoi ai.
Deklarata e tij vjen pasi Ford njoftoi se të ardhurat e vitit të plotë për vitin 2024 u rritën në 185 miliardë dollarë, me një të ardhur neto prej 5.9 miliardë dollarësh. /Telegrafi/