Pas promovimit të versionit karavan të Superb të ri, kompania Skoda, përkatësisht Volkswagen, është duke u marrë me risi të tjera.
Përveç tri risive në segmentin SUV (Yeti i ri, Snowman/Polar dhe Baby Yeti/Fabia SUV), njëri nga modelet e reja të planifikuara është edhe modeli Citigo i gjeneratës së dytë.
Ky është edhe një model tjetër i ri prej modeleve tjera të reja, për të cilat ky prodhues ka planifikuar që shitjen globale ta fillojë në vitin 2018, transmeton Koha.net, kështu duke rritur prodhimin në 1.5 milionë vetura në vit (katër vjet pas kjo kompani pretendon të kaloj këtë limit në dy milionë vetura).
Edhe pasardhësi i Skodas së vogël aktuale përsëri do të jetë pjesë e familjes së veturave të vogla të qytetit (VW/Seat/Skoda), por kësaj here me ndryshime të mëdha në krahasim me të afërmin e VW-së.
Citigo II do të jetë pak më i madh në krahasim me modelin aktual, më i gjerë dhe me enterier më funksional, përmes teknologjive më të fundit, ndërsa çmimi nuk do të dallohet shumë nga modeli aktual.
Gjithashtu, në plan është edhe modeli elektrik i Citigo II, i cili me motor elektrik do të jetë me kapacitet prej 60 kuaj fuqi, shpejtësinë maksimale do ta arrijë deri në 200 kilometra në orë, si dhe do të kushtojë rreth 15 mijë euro.
Në anën tjetër, kompania Volkswagen ka vendosur që të zgjerojë familjen ‘up!’. Përveç modelit standard hatchback, up! do të duhej të jetë në dispozicion edhe si modeli i vogël SUV Cross up! (më i lartë por pa sistemin për tërheqje 4×4) dhe si modeli Space up!.
Sikurse Citigo i ri, ashtu edhe up! i ri do të ketë enterier më të gjerë me teknologjinë më të fundit, transmeton Koha.net, si dhe do të ketë në dispozicion edhe versionin hibrid.
up! i ri pritet të shfaqet në vitin 2020 dhe pritet të posedojë motorin 1.0-litër TSI me tre cilindra dhe me kapacitet prej 115 kuaj fuqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Manhart rrit fuqinë e motorit të Porsche 911 GT2 RS
“Një pjesë e dëmtuar në pistë i shpoi gomën”: Dy inxhinierë gomash humbën jetën në një aksident automobilistik në pistën e Nürburgring

Volvo më i shitur në një edicion të ri

A është e sigurt të ngasësh makinën me një xham të thyer?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë