LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohen masa të ashpra për administratorët që keqpërdorin procesin e Testit të Maturës (Video)

Paralajmërohen masa të ashpra për administratorët që keqpërdorin procesin e Testit të Maturës (Video)

Ministria e Arsimit thotë se ka marr masat e duhura për testin e maturës, për të parandaluar kopjimin, që nga njohësit e fushës së arsimit, po vlerësohet si problemi kryesor. Ndërsa, edhe këtë vit, testi do t’i ketë disa risi.

Publikmi nëpër rrjete sociale i pyetjeve të testit  dhe kopjimi  vazhdojnë të mbesin problemet kryesore në procesin e mbarëvajtjes së testit të maturës.

Dukagjin Pupovci, njohës  çështjeve të arsimit, thotë se pika kryesore ku duhet të ketë janë pikërisht këto. Sipas tij, duhet të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj administratorëve dhe nxënësve që thyejnë rregullat.


“Lëshimi kryesor që është shpërfaqur në vitet e kaluara ka qenë administrimi jo i mirë i testit, i cili ka rezultuar me kopjime masive në test përmes shfrytëzimit të teknologjisë. Kopjimi ka degraduar deri në atë masë sa që janë krijuar grupe në Facebook që kanë mbështetur nxënësit që ishin në test”, tha për RTV Dukagjinin, Dukagjin Pupovci.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Maturës Shtetërore, Fehmi Hysenaj, ka thënë se janë ashpërsuar masat disiplinore ndaj keqpërdoruesve.

“Kësaj radhe nëse një administrues zihet duke keqpërdorur procesin, do t’i merret licenca dhe më pas do t’i bëhet publik emri dhe asnjëherë në jetë më nuk do ta ushtrojë këtë funksion. Përpos këtyre dy masave do të hapet një hetim edhe në prokurori në bazë të ligjit”, tha Fehmi Hysenaj, përcjell Telegrafi.

Për dallim nga viti i kaluar, kësaj radhe nxënësit do të testohen vetëm në katër lëndë prej të cilave njërën do ta zgjedhin vetë ata.

Testi i maturës 2019 pritet të mbahet në datat 12 dhe 19 qershor. Në ditën e parë nxënësit do të testohen në gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze, kurse në ditën e dytë në matematikë dhe në lëndën zgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori