LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohen masa radikale për studentët që tentojnë t’i shesin vendet e tyre në konvikte

Paralajmërohen masa radikale për studentët që tentojnë t’i shesin vendet e tyre në konvikte

Qendra e Studentëve në Prishtinë këtë vit do të strehojë rreth katër mijë studentë.

Mirëpo edhe këtë vit, sikur vitet tjera disa studentë të cilët pranohen në konvikte, tentojnë të shesin kartelet e tyre.

Kjo dukuri sipas drejtorit të Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta kishte ndodhur edhe në të kaluarën.


Sfishta tha se do të marrin masa radikale ndaj atyre që tentojnë të bëjnë manipulime të tilla, transmeton Telegrafi.

“Ata studentë që kanë tentuar ta shesin atë vend që ju ka takuar, e që iu ka nda nga Qendra e Studentëve për ata studentë do të merren masa radikale që vitin e ardhshëm nuk kanë as mundësi të aplikojnë për një vend në Qendrën e Studentëve”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

Sfishta bëri thirrje që studentët të mos shesin vendet e tyre.

“Ju bëj thirrje atyre që kanë tendencë të shesin vendin të mos e bëjnë atë pasi që është në dëm të tyre”, tha mes tjerash ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Siç duket ne nuk jemi të zotët të zgjedhim asnjë situatë", Bekë Berisha kërkon ndihmë nga amerikanët pas dështimit të seancës

Lajme

"LVV të ofrojë tre kandidatë për kryetar Kuvendi" - Rashiti paraqet 10 opsione për tejkalimin e ngërçit politik

Lajme
Dështimi i seancës, reagon KDI: Tentimi 1, 2, 3, 4… 8…... deri kur?

Dështimi i seancës, reagon KDI: Tentimi 1, 2, 3, 4… 8…... deri kur?

Lajme
Për të gjashtën herë, Albulena Haxhiu nuk kalon në Kuvend

Për të gjashtën herë, Albulena Haxhiu nuk kalon në Kuvend

Lajme
Kos: Maqedonia është një nga historitë e trishtueshme në Ballkan, nuk duhet të dështojmë në procesin e zgjerimit

Kos: Maqedonia është një nga historitë e trishtueshme në Ballkan, nuk duhet të dështojmë në procesin e zgjerimit

Politikë

"Situatë e neveritshme", deputetët e LDK-së kërkojnë reflektim nga LVV

Lajme
Kalo në kategori