LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimet  e serbëve për protestë në Jarinjë, Musliu: Skenari i vitit 2008 mund të ndodh sërish

Paralajmërimet  e serbëve për protestë në Jarinjë, Musliu: Skenari i vitit 2008 mund të ndodh sërish

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka rikujtuar sulmin që kishte ndodhur në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë më 19 shkurt 2008.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky skenar mund të përsëritet sërish.

“Një sulm ndaj pikës kufitare është paralajmëruar përmes organizimit të një “proteste”. Nëse kjo ndodh, përgjegjësia nuk është vetëm e Vuçiqit, por edhe e atyre që ende e konsiderojnë faktor paqja.


Kosova nuk është vetëm për t’i vënë kushte që të plotësohen standardet integruese evropiane; nuk është vetëm për t’i kërkuar edhe të drejta për qenët në rrugë sesi duhet të trajtohen …”, ka shkruar Musliu.

Ai ka thënë se shqiptarët e dinë që çlirimi i Kosovës dhe shqiptarëve janë projekt i së drejtës historike të lirisë kundrejt barbarisë.

“Për këtë i jemi mirënjohës të gjithë miqve.  Por, ky projekt, i së drejtës së lirisë kundër barbarisë duhet të mbrohet!”, ka shkruar Musliu.

Tutje Musliu në Twitter, ka shkruar se mijëra serbë të krahu të djathtë të lidhur me Rusinë sot në orën 13:00 kanë deklaruar se do të vijnë për të hequr  pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori