LAJMI I FUNDIT:

“Paraja po iu kthehet qytetarëve në investime”, Krasniqi: Nga 8.3 milionë euro të Grantit të Performancës, 1.7 milion euro Pejës

“Paraja po iu kthehet qytetarëve në investime”, Krasniqi: Nga 8.3 milionë euro të Grantit të Performancës, 1.7 milion euro Pejës

Ministri i Administrimit të Pushteti lokal të Qeverisë së Republikës së Kosovës Elbert Krasniqi, e ka quajtur ditë feste, ditën e sotme, meqë bazuar në Grantin e performancës nga ministria që udhëheq ai  janë ndarë 8 milionë e 300 mijë euro për 11 komuna të Kosovës, për investim të planifikuar gjatë viti 2024.

Komunat përfituese nga kjo skemë janë Rahoveci, Obiliqi, Skënderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja, kjo e fundit (Peja) është komuna që ka përfituar më së shumti, sipas ministrit Krasniqi.

Krasniqi ditën e sotme e ka quajtur ditë feste e gëzimi, meqë paraja po iu kthehet qytetarëve në investime.


8.3 milionë euro grant, këto janë komunat që përfituan 
Lexo po ashtu 8.3 milionë euro grant, këto janë komunat që përfituan 

“Në mesin e 38 komuna të Republikës, me këtë fond prej 8 milion e 300 mijë euro, janë 11 komuna përfituese. Katër komuna nuk kanë raportuar fare, ato të veriut, për shkak se në kohën e matjes dhe raportit nuk kanë pasur kryetar komunash, janë të njohura rrethanat, ndërsa për 34 të tjera, përfituese janë 11 sosh, Rahoveci, Obiliqi, Skënderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja”, tha Krasniqi për ‘RADIO 1’.

Tutje  Krasniqi deklaroi se nga ky fond Peja është përfituese e 1 milion e 700 mijë eurove.

‘Nga Fondi total në fjalë, pra nga 8 milion e 300 mijë euro nga Qeveria Kurti, prej tyre 1 milion e 700 mijë ka përfituar Peja dhe ky është lajm i gëzueshëm për qytetarët e Pejës. Unë ftojë komunat e tjera, por edhe këto që të jenë në nivel të detyrës sepse grante ka të hapura edhe nga Ministritë tjera të Qeverisë tonë, sikur ajo e Ambientit dhe ka fonde të planifikuara ku përfshihen edhe Kompanitë publike rajonale e normal krejt këto kthehen në investime për qytetarët”, shtoi ministri Krasniqi. /RADIO1/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar

Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar

Kronika e Zezë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori