Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, të pandehurve me inicialet E.S. dhe T.J., pasi dyshohen për veprën penale dhunim.
Sipas njoftimit, Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.
“Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se në periudhën kohore 16 dhe 17 qershor.2022 në orë të pacaktuar, të pandehurit së bashku e detyrojnë viktimën – të dëmtuarën për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që e shoqërojnë në një shtëpi e detyrojnë që të konsumon pije alkoolike dhe substanca narkotike e sjellin në situatë pa vetëdije me ç ‘ rast i pandehuri T. e godet me një mjet të fortë në kokë dhe kryejnë marrëdhënie seksuale me viktimën”, thuhet në komunikatën për media të gjykatës.
Kurse, a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe faktin se procedura hetimore është në fazën fillestare, dhe në vazhdim duhet të merren në pyetje dëshmitarë eventual, të bëhen ekzaminime mjekësore dhe të mblidhen prova të tjera për zbardhjen e së vërtetës, andaj është vlerësimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit për këtë pikë është i arsyeshëm pasi që me mbetjen e të pandehurve në liri, të njëjtit mund të ndikoj në të dëmtuarën – dhe dëshmitarët e lartpërmendur, në mënyrë që të ndërrohen deklarimet e tyre, kështu që kjo do të pengonte zhvillimin normal të hetimeve”.
“Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjyqtarja ka marrë parasysh edhe karakteristikat personale të të pandehurve, dhe nga verifikimi i tyre të njëjtit rezultojnë përsëritës të veprave penale të shumta, dhe kjo tregon rrezikun se me lënien në liri të njëjtit mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, dhe të njëjtit mund të përsërisin vepra penale të ngjashme apo edhe më të rënda ndaj të dëmtuarës apo persona të tjerë, me qëllim të dëmtimit të procedurës hetimore”.
“Nga rrethanat e lartcekura, gjyqtarja e procedurës ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të zhvillimit efikas të procedurës hetimore, sigurimit të prezencës së të pandehurve në procedurë gjer në sqarimin e rrethanave për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet tutje në njoftim.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ndërsa thuhet se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë