Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, gjyqtarja e procedurës – Kymete Kicaj, ka caktuar masën e paraqitjes në stacion Policor në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej datës 19.02.2022, dhe mund të zgjasë deri më datën 19.03.2022, ndaj të miturve V.Q., A.B., L.B., dhe M.N,., për shkak të dyshimit zë bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mos durimit nga neni 141 par. 3.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.
Të miturit në fjalë duhet të paraqiten në stacion policor në Prizren një herë në javë, nëse të miturit e shkelin këtë masë ndaj të njëjtëve do të caktohet masa e paraburgimit.
Kurse, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës – Shpresa Emra, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit F.Q., në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej datës 18.02.2022, dhe mund të zgjasë deri më datën 18.03.2022, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me katër (4) të miturit ka kryer veprën penale nxitja e përçarjes dhe mos durimit nga neni 141 par. 1 të Kodit Penal.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së masë së sigurisë ndaj të miturve dhe ndaj të pandehurit F.Q., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
Të miturit V.Q., A.B., L.B., dhe M.N,., me datë 17 shkurt në orët e mesnatës në Prizren përball objektit të Konsullit Turk, të miturit së bashku nxisin publikisht urrejtje dhe përçarje mbi baza etnike duke e përbuzur simbolet kombëtare të komunitetit turk në atë mënyrë që të miturit deri sa ishin duke ecur së bashku ndalen në një shtyllë përball objektit të Konsulit Turk ku ishte vendosur në një shtyllë flamuri i Turqisë, dhe të miturit në bashkëkryerje e marrin flamurin dhe më pastaj duke ecur së bashku e gjuajnë në Lumbardh afër urës së gurit.
Kurse i pandehuri F.Q., në vend dhe kohë të njëjtë si më lartë, nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, etnike, në mënyrën e cila mund të prish rendin publik, në atë mënyrë që i pandehuri në bashkëveprim me të miturit, merret vesh që ta heqin flamurin e shtetit Turk, i cili ishte i vendosur në shtyllën elektrike nga ana e kuvendit komunal në Prizren, për nder të festës së pavarësisë së Kosovës, të cilin më pas hedhin në Lumbardhë.
Nëse do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi