LAJMI I FUNDIT:

Para të falsifikuara qarkullojnë sërish në Prishtinë

Para të falsifikuara qarkullojnë sërish në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një punonjëse e një banke ka raportuar para false.

Derisa ishte duke punuar në një filiale të bankës, ajo nga një i dyshuar ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 eurove që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë. Policia thotë se është duke u marrë me hetimet.