LAJMI I FUNDIT:

Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Hoti i fton nesër në takim të gjithë liderët politik

Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Hoti i fton nesër në takim të gjithë liderët politik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në prag të mbajtjes së takimit në Uashington, ka ftuar liderët politik në një takim të përbashkët.

Këtë e bëri të ditur Hoti në një postim në Facebook.

“Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Uashington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit!”, ka shkruar Hoti.


I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell njoftoi se pala kosovare dhe ajo serbe do të zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë në Uashington më 27 qershor 2020.

Ndërkaq, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili po qëndron në Kosovë, dje pas takimit me krerët e shtetit deklaroi se Bashkimi Evropian është i angazhuar që sa më shpejt të rinis dialogu.

Lajçak shtoi më tej se bashkëpunimi me SHBA-në do të vazhdojë.

“Ne gjithmonë kemi  bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të dhe gjithçka që është arritur deri më tani është arritur vetëm në saje të këtij bashkëpunimi. Ky bashkëpunim do të vazhdojë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori