Real Madridi ka pësuar edhe një humbje në takimet para sezonale duke u eliminuar nga Audi Cup.

Madrilenët pësuan humbje kundër Tottenham Hotspur me rezultat minimal 1-0, ku golashënues ishte Harry Kane.


Pas takimit para mediave ka folur trajneri Zinedine Zidane, i cili shihej tejet i mërzitur, por që i ka siguaur fansat se e ka ekipin më të mirë në botë.

alexten fenerbahce bmunih maci yorumu geldi 1564520095426

"Ne ishim të mirë dhe ajo që duhet të bëjmë është të përmirësohemi çdo ditë. Unë nuk jam i lumtur për humbjen, por kemi qenë më të mirë".

"Keylor ka qenë shumë i mirë, por është gjithçka e qartë. Të gjithë janë të qartë. Ne jemi të gjithë në të njëjtin ekip ”.

"Ne jemi këtu dhe lojtarët janë këta. Deri në 31 gusht gjërat mund të ndryshojnë. Unë u besova lojtarëve të mi. Është e vërtetë që kemi filluar keq, por nuk duhet ta humbim besimin sepse viti është shumë i gjatë".

"Fansat e Madridit nuk kanë pse të shqetësohen, unë jam gjithmonë pozitiv. E di që është e komplikuar sepse ne sapo kemi përfunduar një sezon të vështirë. E di që kam një ekip të shkëlqyeshëm. Ajo që na duhet është të fitojmë një ndeshje. . Thjesht na duhet kjo", pohoi trajneri francez.

Ndryshe, Reali ka mundësi të triumfoj gjatë ditës së sotme kur do të takohet me skuadrën turke të Fenerbahçes. /Telegrafi/

telegrafi sport app