LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku zbulon dy tentativa për vrasjen e tij gjatë vizitës në Irak

Papa Françesku zbulon dy tentativa për vrasjen e tij gjatë vizitës në Irak

Dy tentativa për vrasjen e Papa Françeskut u parandaluan gjatë udhëtimit të tij historik në Irak në 2021, ka zbuluar vetë Papa.

Papa shkroi se ai ishte paralajmëruar për një raport nga shërbimet britanike të sigurisë se një grua e re me eksploziv ishte rrugës për në Mosul për të hedhur veten në erë gjatë vizitës së tij.

Françesku shtoi se atij iu tha se një furgon “edhe ai ishte larguar me shpejtësi të madhe”.


Bëhet e ditur se Françesku i bëri këto komente në librin “Hope” që do të dalë në fillim të vitit të ardhshëm, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

“Kur pyeta xhandarmërinë të nesërmen se çfarë dihej, komandanti u përgjigj shkurt se ata nuk janë më atje”, shkroi Papa duke shtuar se ata ishin përgjuar nga policia irakiane.

Ndryshe, vizita e Françeskut në Irak ishte e para nga një Papë në vend dhe u konsiderua një udhëtim me rrezik shumë të lartë, si për arsye sigurie, ashtu edhe për shkak të pandemisë COVID-19.

Por Françesku shpjegoi se ishte i vendosur të shkonte në Irak, një vend i pasur me histori biblike dhe shtëpia e një prej komuniteteve më të vjetra të krishtera në botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori