Christian Panucci ka qenë njeriu më i kritikuar nga tifozët shqiptarë në ndeshjet e fundit.

Tekniku italian kishte bërë një rotacion në formacion ndaj Kosovës në një ndeshje ku pësuan 3-0.


Shqipëria gjuajtjen e parë në gol e arriti në minutën e 77-të derisa bëri një lojë të shëmtuar.

Por trajneri Christian Panucci ka ndryshuar formacionin dhe skemën e lojës për miqësoren ndaj Ukrainës.

auto Kombetarja ndeshja miqesore me Norvegjine1526897916

Në portë përsëri do të jetë Etrit Berisha, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Hysaj, Mavraj, Gjimshiti dhe Veseli.

Ermir Lenjani do të rikthehet në formacion dhe do të jetë në krahun e majtë të mesfushës, ndërsa në të djathtin Odise Roshi.

Ylber Ramadani, Emanuel Ndoj dhe Sabjen Lilaj do të jenë tre mesfushorët qendrorë, derisa në sulm i vetëm është Rey Manaj.

Ndeshja miqësore Shqipëri - Ukrainë zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app