Vitet ’80 ishin periudha e ekseseve në dizajn dhe shikimeve drejt së ardhmes.

Natyrisht, shumica e koncepteve sot duken të vjetruara, por disa ide vazhdojnë të jetojnë edhe sot. Për shembull, kjo Lancia Orca nuk duket keq edhe nga perspektiva e shekullit XXI-të, por ajo që e bën të veçantë është interieri i saj.


Orca është një prototip i veturës së markës italiane Lancia. U prezantua në vitin 1982 në panairin e makinave në Torino.

Autmobili u zhvillua nga Italdesign, dhe baza ishte, natyrisht, Lancia Delta Integrale. Orca ishte një kompakt me pesë dyer. Giugiaro dizajnoi një makinë elegante me skaje të lëmuara, duke i dhënë makinës një koeficient rezistence prej 0.245.

Me interierin, Lancia vendosi të udhëtojë drejt së ardhmes, por jo shumë larg. Timoni shërbente si mbajtës për butonat kontrollues të sistemeve si radio, klimatizim, dritat…

Pllaka instrumentale digjitale me shumë informacione dukej si një ekran testimi në një laborator, dhe në të majtë të ekranit kryesor ishte një ekran më i vogël për diagnostikë.

Orca kishte motor turbo me katër cilindra të Deltës që zhvillonte 140 kuaj fuqi në 5600 rpm dhe kishte një kutinë e shpejtësive me 4 shkallë. /Telegrafi/