Pas përhapjes së pandemisë dhe numrit të madh të të infektuarve, Komuna e Prishtinës ka filluar përgatitjet për situatën më të rëndë që mund të shkaktojë coronavirusi.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ditëve në vijim pritet të ketë rritje të numrit të të infektuarve, kjo sipas gjendjes së krijuar edhe në shtetet e botës.
E për këtë tha ai, se komuna ka dezinfektuar disa hapësira brenda objektit për të qenë gati nëse nuk ka vend për shtretër në QKUK.
Me tej, Ahmeti tha se nëse vazhdon kriza, komuna do të vazhdoj të marrë masa të tjera.
“Tani e kemi pakon ekonomike që i kemi lirua bizneset prej taksave të ndryshme, do të fillojmë një program të granteve do të vazhdojmë edhe me tutje. Jemi duke u përgatitur edhe për me të keqën. Nëse ka nevojë për shtretër i kemi dezinfektuar disa hapësira për të qenë gati nëse na vjen kërkesa që nuk ka më shtretër QKUK”, tha Ahmeti, për Ekonomia Online.
“Ne jemi duke u përgatit sepse mund të vjen situata duke e parë atë që ka ndodhur në shtetet tjera. Jemi gati, por nuk edi se çfarë na pret. Nëse bëhet krizë më e madh do të vazhdojmë më masa tjera”, u shpreh Ahmeti.
Ahmeti tha se janë duke zbatuar masat e ndërmarra nga Qeveria, çfarëdo qofshin ato.
“Duke marrë parasysh se po punojmë me staf të kufizuar sepse punëtorët 80 përqind janë në shtëpi. Është duke u bërë punë e mirë, prej stafit shëndetësor, inspektoratit, punëtorëve që sigurohen që shërbimet bazike të funksionojnë, pastrimi, hortikultura MPB”.
“Jam i kënaqur me punën e komunës sonë, ka një unitet të subjekteve politike, po zbatojnë vendimet e qeverisë çfarëdo qofshin ato, nuk po kontestojmë”, tha ai.
I pari i kryeqytetit theksoi se do të vazhdojë me masat për mbajtjen e Prishtinës të pastër në parandalimin e virusit.
“Rezultati është se po kemi nga dy raste në ditë. Virusi është brenda, jam i sigurt që do të ketë rritje të numrit po që ideja është që të mbajmë atë numër sa më poshtë. Do të fokusohemi edhe me tutje në mbajtjen e Prishtinës pastër, në parandalimin e përhapjes dhe kyçe në pakon ekonomike që do ta bëjmë”.
“Qëllimi është që të jemi pranë qytetarit. Komuna është pronë e qytetarëve të Prishtinës, nëse shteti nuk ndihmon në këtë periudhë atëherë nuk na duhet”, ka thënë Ahmeti.
Mes tjerash, Ahmeti potencoi se një ndër problemet më të mëdha me të cilat do të ballafaqohet Qeveria dhe pastaj komuna do të jetë buxheti.
“Buxheti është pikë më e vështirë, e rëndë. Buxheti ka dy pjesë e të hyrat dhe shpenzimet e ne fokusohemi në shpenzimet. Qeveria do të ketë probleme do të ketë probleme edhe komunat”, u shpreh Ahmeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa