Pandemia COVID-19 thuajse i ka boshatisur plazhet e Durrësit edhe pse është një fundjavë e ngrohtë tetori.
Turizmi po kalon periudhën e tij më të vështirë, ndonëse në përshtatjen me këtë realitet të ri është mbështetur gjerësisht nga turizmi patriotik i rajonit.
”Ky sezon vërtet ka qenë sfidë e madhe për të gjithë hotelerinë shqiptare, jo vetëm bregdetin në Durrësit. Kjo situatë u parapri dhe nga tërmeti që ndikoi jashtëzakonisht shumë në hoteleri dhe planifikimet e pushuesve, pasi u bë një zonë e pasigurt. Më pas edhe pandemia COVID-19 ndikoi shumë. Sezoni turistik nuk e ka pasur fluksin e viteve të mëparshme, pasi ne nuk mbahemi vetëm nga klientela shqiptare, po dhe nga turistët e huaj. Për fat ne kemi pasur fat që kemi mbështetur njëri-tjetrin në këtë situatë. Kemi pasur vendas dhe shumë nga rajoni, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, po të ardhurat nuk janë të ngjashme me ato që mund të sillnin turistët e huaj në Shqipëri”, tha Esma Peca, menaxhere hoteli në bregdet.
Përballë këtij realiteti të ri dhe pandemisë që nuk dihet sa do të zgjasë, operatorët ndjehen të pasigurt për ecurinë e sezonit të ardhshëm.
Të cenuar janë dhe punëtorët e këtij sektori.
“Jemi përballë një situate pasigurie. Në të tillë situatë nuk mund të bësh planifikim për të ardhmen pasi nuk e dimë as çfarë do të ndodhë, as se si do të organizohemi. Sfida më e madhe është sigurimi i personelit. I mban gjatë sezonit dhe në fund të tij duhet t’i thuash gjithçka mbaroi. Vitet e tjera sezoni ka qenë më i gjatë dhe kishim mundësi ta mbanim stafin. Na është dashur ta shkurtojmë në 70 për qind të stafit”, tha ajo.
Në këto kushte, hotelet e shumta në bregdetin e Durrësit nuk kanë mundur të mbyllin kontrata të sigurta me tur operatorët për sezonin e ardhshëm, siç ndodhte rëndom çdo vjeshtë.
”Na është dashur të lidhim vetëm kontrata jo me garanci pasi kështu janë kërkuar. Më parë hotelet e mëdha lidhnin kontrata me garanci, përmes parapagimit duke siguruar klientët në hotel. Tani lidhim kontratë për mbajtje dhomash por nuk ka asnjë siguri që turistët do të vijnë. Kjo pengon sektorin e turizmit në të gjithë Shqipërinë”, përfundoi Peca. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri