Panathinaikos u kualifikuan për në finalen e Euroligës pasi mposhti Fenerbahçen me rezultat 73:57 në gjysmëfinale e zhvilluar sonte në Berlin.
Panathinaikos e hapi ndeshjen shumë më mirë, por skuadra turke u zgjua para se të pushonte, kështu që pjesa e parë u mbyll me rezultatin 38:36 për skuadrën greke.
Pjesa e dytë i takoi tërësisht Panathinaikos. Përparësia në pikë vazhdimisht rritej deri në fund të lojës dhe në çerekun e fundit e lanë Fenerbahçen me vetëm shtatë pikë të shënuara.
Më i miri në radhët e Panathinaikos ishte Lessort, i cili realizoi një ecuri “double-double” prej 17 pikësh dhe 10 kërcimesh.
Ai u ndihmua nga Nunn, i cili ka shënuar 14 pikë, aq sa edhe lojtari më i mirë i Fenerbahçes sonte, Hayes.
İlk finalist @paobcgr ☘️#F4GLORY pic.twitter.com/087doy4bmC
— Turkish Airlines EuroLeague Türkiye (@EuroLeagueTUR) May 24, 2024
Panathinaikos do të luajë në finalen e Euroligës kundër fituesit të gjysmëfinales së dytë mes Real Madridit dhe Olympiacos, që luhet sonte./Telegrafi/