Indonezia sot ka pësuar sulmin e dytë ndaj policisë, me ç'rast kanë reaguar si kundërpërgjigje duke vrarë katër persona të armatosur që kishin të lidhur rreth belit rripa me eksploziv dhe shpata të samurajëve.

Militantët e dyshuar kishin për cak një furgon në portën e stacionit të policisë në Pekanbaru në Indonezi, dhe më pas sulmuan policët me shpata, transmeton Telegrafi.


1 176

Një nga policët ka mbetur i vdekur në vend derisa dhjetëra tjerë janë lënduar, para se autoritet e sigurisë të reagonin duke i qëlluar për vdekje katër terroristë.

2 80

Ky është sulmi pas një serie tjetër të sulmeve që kanë ndodhur nëpër kisha në vende të ndryshme të Indonezisë.

3 49

Të shtunën, një familje gjashtë anëtarëshe përfshirë vajzat 9 dhe 12 vjeçare kryen sulm vetëvrasës në tri kisha në Surabaya, duke lënë të vrarë 18 persona.

4 49

Ndërkaq të hënën një familje tjetër hodhi vetën në erë para stacionit të policisë, ku mbetën të plagosur 10 persona. /Telegrafi/

5 43

6 35