LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e superndjekjes, dy trafikantët nga Vlora hedhin 2.2 ton drogë në det (Video)

Pamjet e superndjekjes, dy trafikantët nga Vlora hedhin 2.2 ton drogë në det (Video)

Në videon e publikuar ditën e djeshme duken dy trafikantë droge me gomone, njëri prej të cilëve hedh drogën në det.

Skafi është ndjekur për pesë orë nga policia e Malit të Zi dhe ajo e Guardia Di Finanza, ku në përfundim u bë i mundur arrestimi i dy shqiptarëve nga Vlora.

Në kuadër të operacionit të quajtur “Triton”, që u zhvillua pasditen e së premtes u arrestuan dy skafistët shqiptarë.


Pas disa orësh ndjekje, policia italiane ka arritur të kap gomonen, në bordin e së cilës ndodheshin dy skafistët shqiptarë: B.B., 42 vjeç dhe J.H., 31 vjeç, të dy nga Vlora, të cilët janë vënë në pranga për posedim dhe trafik ndërkombëtar droge.

Marihuana që është nxjerrë nga deti ishte paketuar në 110 pako me përmasa të ndryshme dhe me peshë totale 2, 261,5 kg.

Sipas Guardia di Finanza kjo sasi droge nëse do ishte hedhur në treg do të sillte mbi 20 milionë euro të ardhura për organizatën kriminale.