Në Geneva Motor Show, që është zhvilluar më herët gjatë këtij viti, janë prezantuar pesë koncepte nga prodhuesi Honda.

Por megjithëse është përmendur modeli Civic, i cili do të prodhohet enkas për klientët në Shtetet e Bashkuara, nuk është bërë e ditur asnjë e dhënë rreth kësaj veture, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, spiunët apo paparacit që hulumtojnë veturat e reja, të cilat ende nuk janë lansuar, e kanë zbuluar këtë model derisa ishte duke u testuar.

Në fotografitë e publikuara, shihet vetura e mbështjellë me ‘foljen e kamuflazhit’, në mënyrë që të mos zbulohen tiparet e veçanta, për të cilat kanë punuar kreatorë të shumtë.

Pos pamjeve që e tregojnë një veturë me katër dyer, shumë më të gjatë dhe të gjerë, nuk bëhen të ditura detajet e këtij prodhimi. /Telegrafi/

Honda Civic 2

Honda Civic 3

Honda Civic 5

Honda Civic 6

Honda Civic 7

Honda Civic 8

Honda Civic 9

Honda Civic 10