LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e Mancinit duke përgatitur në mënyrë taktike Italinë përpara finales së Euro 2020, tregojnë se ai është mjeshtër i zanatit të tij

Pamjet e Mancinit duke përgatitur në mënyrë taktike Italinë përpara finales së Euro 2020, tregojnë se ai është mjeshtër i zanatit të tij

Pamjet ekskluzive të bisedave të ekipit të Roberto Mancinit para finales së Italisë në Euro 2020 kundër Anglisë janë lëshuar tashmë në rrjetë dhe aty vërehet trajneri italian duke u thënë lojtarëve se ata ishin janë vet “zotët e fatit të tyre”.

Që nga emërimi i Mancinit si trajner i Azzurrëve në vitin 2018, ai ka revolucionarizuar ekipin nga një ekip që nuk u kualifikua për Kupën e Botës më 2018 në kampion të Evropës dhe tani i pamposhtur në 34 ndeshje që është një ndeshje larg nga rekordi i të gjitha kohërave i vendosur nga Brazili dhe Spanja.

Para ndeshjes më të madhe të Italisë që prej finales së tyre në Kupën e Botës në 2006, Mancini u tregua duke dhënë një mesazh të qetë dhe të fuqishëm për lojtarët e tij pasi përmendi formacionin.


Shteti italian nderon me çmime të mëdha Mancinin, Viallin dhe çdo lojtar të ekipit fitues të Euro 2020
Lexo po ashtu Shteti italian nderon me çmime të mëdha Mancinin, Viallin dhe çdo lojtar të ekipit fitues të Euro 2020

“Unë nuk kam asgjë më shumë për t’ju thënë. Ju e dini se çfarë jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht. Ne jemi zotët e fatit tonë, ju e dini se çfarë duhet të bëni”, dëgjohet dhe shihet duke thënë Mancini.

Gjatë klipit, Mancini renditi gjithashtu aksidentalisht në formacion Leonardo Spinazzolan, i cili ishte lënduar në çerekfinale, dhe kjo shkaktoi disa të qeshura nga skuadra, por trajneri i Italisë shpejt korrigjoi gabimin e tij dhe njoftoi zëvendësimin e tij me Emerson Palmierin.

Fjalimi i Mancinit para ndeshjes nuk u përqendrua tepër në taktikat dhe tregoi aftësitë e tij në menaxhimin e djelmoshave që çuan në fitoren e Italisë në penallti ndaj Anglisë të dielën e kaluar.

“Kupa e Botës do të jetë në mes të Italisë, Spanjës dhe ndonjë skuadre tjetër” – kështu mendon Mancini
Lexo po ashtu “Kupa e Botës do të jetë në mes të Italisë, Spanjës dhe ndonjë skuadre tjetër” – kështu mendon Mancini

Ndërsa trajneri i Italisë nuk ishte në gjendje të fitonte një trofe të madh si lojtar, ai foli për emocionet e kësaj dhe sa e rëndësishme ishte për të që të fitonte Euro 2020.

“Unë isha me shumë fat që luajta në një ekip të shkëlqyeshëm në vitin 1990 dhe një ekip të frikshëm U-21. Pavarësisht nga fakti që ne ishim ekipi më i mirë, ne nuk e fituam atë dhe humbëm të dy herët në penallti”, përfundoi trajneri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

La Liga
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Kalo në kategori