LAJMI I FUNDIT:

Pamjet brenda banesës ku ndodhi tragjedia në Durrës (Foto/Video)

Pamjet brenda banesës ku ndodhi tragjedia në Durrës (Foto/Video)

Tre fëmijë trinjakë të moshës 3 vjeç janë djegur sot pas zjarrit që përfshiu banesën e tyre.

Lapsi.al sjell foto dhe video ekskluzive nga ngjarja tragjike që ndodhi në fshatin Romanat në orën 17:30. Babai i fëmijëve, Gëzim Koçi dhe bashkëshortja e tij, nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit.

Tragjedi në Durrës, zjarri u merr jetën trinjakëve të mitur
Lexo po ashtu Tragjedi në Durrës, zjarri u merr jetën trinjakëve të mitur

Mësohet se zjarri fillimisht u konstatua nga fqinjët, të cilët dëgjuan thirrjet për ndihmë dhe të qarat e fëmijëve, por ndërhyrja e tyre nuk mundi të shpëtonte jetën e fëmijëve.


Më pas mbërritën zjarrfikëset nga Shijaku. Familja Koçi ka edhe dy vajza të tjera veç trinjakëve të seksit mashkull, që mësohet se kanë lindur në Itali.

Sic shihet nga pamjet në videon më poshtë, ka ndodhur edhe një incident me gazetarët që kishin shkuar në vendin e ngjarjes për të raportuar. Të afërm të familjes Koci, nuk i kanë lejuar te filmojnë apo raportojnë nga shtëpia ku ndodhi ngjarja tragjike.

Sa i përket shkaqeve të zjarrit, dyshimet e para janë se fëmijët mund të kenë qenë duke luajtur me shkrepse, ndërsa nëna e tyre ndodhej në dyqan për të blerë dicka.

Inspektoriati Shtetëror Teknik e përjashton mundësinë e rrjedhjes së gazit. Sidoqoftë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.


Shtepia ku u dogjen tre femijet trinjake ne… by lapsi-al