Pamje të reja të sulmeve seksuale në Këln (Foto/Video)

Pamje të reja të sulmeve masive seksuale që ndodhën në natën e Vitit të Ri në Gjermani, shfaqin momente kur policia ballafaqohet me turmën që mundohej ta shpërndante.
Më shumë se 1.100 ankesa, janë ngritur në lidhje me kaosin e krijuar jashtë stacionit të trenit në Këln në prag të Vitit të Ri, transmeton Telegrafi.
Në videon që nuk është publikuar më parë, shihet policia duke u përleshur me një numër të rinjve, derisa ndiznin fishekzjarrë dhe terrorizonin qytetarët që kalonin pranë tyre, derisa një grua dëgjohet duke bërtitur “ju nuk duhet të më prekni”.
Pamjet e publikuar nga policia gjermane, tregon më së miri natën e paharruar kur policia përpiqej të kontrollonte turmën që i ishte vërsulur qytetarëve.
Shumica e sulmeve seksuale sipas policisë gjermane, janë kryer nga emigrantë kryesisht nga Afrika dhe vendet arabe. /Telegrafi/























































