Publikohen pamjet e shembjes së ndërtesës në Florida - vdes një person, 51 konsiderohen si të zhdukur

Një video e re e cila u publikua nga mediet amerikane, tregon momentin kur ndërtesa shembet në Surfside të Florida-s.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, në këto pamje mund të shihet se si ndërtesa shembet së pari nga mesi.
Pjesa e përparme dhe e pasme e ndërtesës duket se qëndrojnë stabile, nëntë sekonda më vonë, pjesa e pasme e objektit fillon të shembet.
Deri më tani dihet se 1 person ka humbur jetën, derisa tetë persona të tjerë raportohen të lënduar.
Ekipet e shpëtimi po kontrollojnë rrënojat, duke kërkuar për ndonjë të mbijetuar të bllokuar, derisa janë parë duke nxjerrë një djalosh të gjallë.
Mediet e huaja kanë raportuar se ende nuk dihet për fatin e 51 personave, për sa i përket rastit në fjalë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































