Nemërçka është një vargmal i ndodhur në kufirin midis bashkive të Gjirokastrës dhe Përmetit në jug të Shqipërisë.
Në rrjetet sociale është publikuar së fundmi një pamje magjepsëse nga maja më e lartë e këtij vargmali shumë të vizituar nga të apasionuarit pas natyrës në Shqipëri.
Maja e Papingut është pika më e lartë, 2,482 metra, e Nemërçkës, gjë që e bën majën më të lartë në krahinën malore jugore.
Vargmali i famshëm mes alpinistëve vendas dhe të huaj është habitat i disa specie kafshësh të egra. Ai vizitohet gjithmonë e më shumë nga turistët e huaj. /Telegrafi/