Videoja rrëqethëse e emigrantit sirian që sulmon fëmijët ne qytetin francez Annecy, është shfaqur në rrjetet sociale.
Në video shihet momenti kur futet në këndin e lodrave të fëmijëve, dhe sulmon një grua që po shëtiste foshnjën e saj në karrocë, transmeton Telegrafi.
Ajo vazhdimisht bërtiste dhe bënte thirrje për ndihmë dhe me trup mbulonte fëmijën, megjithatë sulmuesi arrin t’i afrohet karrocës dhe disa herë ta therë vogëlushin me thikë.
Mediat franceze, raportojnë se gruaja në video është me profesion edukatore, kurse sulmuesi sikur të mos ishte ngopur me fëmijën e sulmon edhe një grua tjetër e cila arrin të ikë së bashku me fëmijën që e mbante në kraharor.
Kujtojmë që emigranti nga Siria theri me thikë katër fëmijë dhe dy të rritur në qytetin francez Annecy, kanë bërë të ditur nga zyra e kryeprokurorit. /Telegrafi/