Një vajzë e vogël me gjak në fytyrën e saj, është mbuluar nga pluhuri dhe rrënojat pas një sulmi ajror nga i cili mbetën të vrarë motra e saj dhe dy fëmijë të tjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fëmija, që duket e shokuar, tani thuhet se po lufton për jetën e saj pasi u nxor nga rrënojat, pas një pune prej më shumë se dy orë.


gg1 4

Ajo është emëruar nga një agjenci ndihmash si Aseel Qatran, e cila thuhet se ka humbur dy nga të afërmit e saj në dhunën e kryer nga forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Regjimi i Asadit synonte Khan Sheikhoun, në provincën Idlib, i cili është bastioni i fundit i madh rebel në Siri, të martën, shkruan metro.co.uk.

gg2 1

Aktivistët e opozitës, Mbrojtja Civile Siriane, të njohur edhe si helmeta të bardha, thonë se bombardimet dhe sulmet ajrore në qytet vranë së paku tre vetë dhe plagosën tetë vetë.

gg3 1

Ndërsa Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, një grup monitorimi i luftës, dha shifra më të larta, duke thënë se pesë persona u vranë - tre fëmijë – nga një sulm ajror dhe dy gra në granatimet e artilerisë.

gg4

Dhuna është thënë të jetë intensifikuar në Khan Sheikhoun gjatë disa javëve të kaluara pasi militantët e lidhur me al-Kaidën morën pjesën më të madhe të provincës Idlib.

gg5

Si pasojë, mijëra civilë u detyruan të largohen nga qyteti pas sulmeve, ka thënë Observatori.

Gjithashtu, përveç fotos së vogëlushes, janë publikuar edhe fotografi të tjera nga pasojat treguan një baba që puthte këmbët e vajzës së tij të vdekur, pasi trupi i vajzës së vogël u nxor nga punëtorët e shpëtimit. /Telegrafi/