LAJMI I FUNDIT:

Pamje që provokojnë teori konspirative: Kompania kineze publikon “numrin e vërtetë të vdekjeve nga coronavirusi”, por i largon shumë shpejt!

Pamje që provokojnë teori konspirative: Kompania kineze publikon “numrin e vërtetë të vdekjeve nga coronavirusi”, por i largon shumë shpejt!

Ndërsa shumë ekspertë vënë në dyshim vërtetësinë e statistikave të Kinës për shpërthimin e coronavirusit Wuhan, gjatë fundjavës janë publikuar disa të dhëna që po dyshohet se tregojnë potencialisht “shifrat e vërteta” të të infektuarve dhe të vdekurve, që ishin astronomikisht më të larta se shifrat zyrtare.

Bëhet fjalë për një lajm të publikuar nga Taiwannews, i cili është përcjellë edhe nga media të tjera botërore si DailyMail e News.com.au, sipas të cilit të shtunën vonë në mbrëmje (1 shkurt), Tencent, në faqen e saj të internetit të titulluar “Gjurmuesi i situatës epidemike”, tregoi raste të konfirmuara të coronavirusit (2019nCoV) në Kinë, teksa tregohej numri 154.023, 10 herë më shumë se shifra zyrtare në atë kohë.

Për më tepër, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, numri i vdekjeve të listuara ishte 24.589, shumë më i lartë se 300 – të listuar zyrtarisht atë ditë.


Por momente më vonë, siç pretendohet më tej, Tencent azhurnoi numrat për të pasqyruar numrat “zyrtarë” të qeverisë atë ditë.

Sipas Wikipedia, Tencent Holdings Ltd është një kompani, e themeluar në vitin 1998, filialet e së cilës specializohen në shërbime dhe produkte të ndryshme të lidhura me Internetin, argëtimin, inteligjencën artificiale dhe teknologjinë, si në Kinë ashtu edhe në nivel global.

Siç është thënë tutje, përdoruesit e internetit kanë vërejtur se Tencent, të paktën në tre raste të ketë postuar numra jashtëzakonisht të lartë, vetëm për t’i ulur ato shpejt, sipas statistikave të miratuara nga qeveria.

Ata gjithashtu kanë vënë re se sa herë që shfaqet ekrani me numrat e mëdhenj, ai tregon një krahasim me të dhënat e ditës së kaluar, i cili tregon një rritje të “arsyeshme”, ashtu si krahasimet e numrave zyrtarë.

Kjo ka bërë që disa përdorues të internetit të spekulojnë se Tencent ka dy grupe të të dhënave, të dhëna reale dhe të dhëna “të përpunuara”, përcjell Telegrafi.

Veç kësaj, disa janë duke spekuluar se një problem kodimi mund të jetë duke bërë që të dhënat e vërteta “të brendshme” të shfaqen aksidentalisht.

Të tjerë besojnë se dikush “prapa skenës” po përpiqet “të rrjedhë” numrat e vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori