Mediat nga Bosnja e Hercegovina kanë sjellë pamje “apokaliptike” nga rajone të ndryshme të këtij vendi, që janë goditur nga reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet.

Sasia e madhe e ujit ka shkatërruar shumë rrugë, mbi 15 shtëpi, kurse shumë persona po konsiderohen të zhdukur, transmeton Telegrafi.


Ekipet e televizioneve boshnjake kanë sjellë edhe pamje nga ajri, ku shihen dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe përmbytjet.

Në anën tjetër autoritetet qendrore kanë njoftuar se numri i të vdekurve nga përmbytjet ka shkuar në 19, kurse për shumë tjerë që po konsiderohen të zhdukur nuk dihet akoma asgjë.

Komunikacioni hekurudhor në pjesën Sarajevë - Mostar është ndërprerë plotësisht, pasi një pjesë e shinës, rreth 200 metra, është varur në ajër, dhe janë shkatërruar rreth 17 kilometra të trasesë.

Zjarrfikësit e guximshëm shpëtuan sot në Visoko një djalë të vogël dhe gjyshin e tij, duke e mbajtur mbi supe për të shpëtuar nga një shtëpi e rrethuar nga shiu i rrëmbyeshëm. /Telegrafi/

1 46

2 11

3 6

4 5

5 2

6 2

7 2

8 2

9 2

10 2

11 3

12 2

13 2

14 2

15 2

16 2

17 2

18

19

20

21

22 1

23

24

25

26

27

28