Me Kryeministrin Edi Ramën nuk ka rrugë tjetër veç përplasjes dhe forcës. Kështu u shpreh për A2 CNN, deputeti demokrat Edi Paloka, pak orë para mbledhjes së kryesisë së PD-së dhe dy ditë para mbledhjes së këshillit kombëtar demokrat.
Sipas tij, në krye të agjendës opozitare është krijimi i kushteve që shqiptarët të votojnë të lirë, por nën një qeveri teknike dhe jo me Edi Ramën.
“Për ne si PD e opozitë nuk mund të ketë objektiv tjetër të shpejtë gjatë këtyre ditëve, madje brenda vjeshtës duhet të finalizojmë objektivat për t’u dhënë shqiptarëve të votojnë lirisht dhe kjo si hap të parë ka zhvillimin e zgjedhjeve nën një qeveri teknike jo nën Edi Ramën. Rama ka konfirmuar se nuk ka ndërmend t’u lejojë shqiptarëve të votojnë lirisht, jo vetëm atë që bëri për Kodin Zgjedhor. Sot mblidhet Këshilli Kombëtar për rrugën që do ndjekim, për të arritur këto qëllime. Për mua nuk ka rrugë tjetër veç përplasjes dhe forcës. Jemi në diktaturë, Kërkojmë gjënë më legjitime për shqiptarët për të votuar të lirë dhe përderisa kjo nuk lejohet nga diktatori na lejohet të përdorim çdo formë, me Ramën vetëm forca është mënyra për t’u marrë vesh”, tha deputeti.
Paloka shkon edhe më tej kur thotë se largimi i Ramës nuk ndodh pa destabilizim.
“Nuk mund të ketë forma demokratike në përballje me diktaturën. Ose duhet ta destabilizojmë dhe e kam thënë e stërthënë këto ditë. Këtu diktatura rrëzohet vetëm kur Rama të ikë nga frika me forcë dhe kjo nuk ndodh pa u destabilizuar vendi. Por ose duhet të pranojmë diktaturën e të ulim kokën ose do të reagojmë. Me një njeri si Rama që nuk njeh ligje kushtetutë, e përdor drejtësinë me keq se sigurimin e shtetit dikur Enver Hoxha”, citon A2 deputetin Paloka.
Partia Demokratike do të mbledhë pasten e sotme kryesinë për caktimin e drejtuesve të qarqeve. Nga studio e A2, Paloka tha se kjo është kompetencë e kryetarit të partisë, ndërsa vetë do të jetë në Tiranë.
“Mendohet që edhe kryetari ka bërë zgjedhjet e duhura. Unë vetë do të jem në Tiranë. Tirana do të ketë ndarje tjetër nga qarqet e tjera”.
Deputeti demokrat komentoi edhe vendosjen e këmbëve në tryezën e parlamenti gjatë miratimit të Elisa Spiropalit në krye të Kuvendit. Sipas tij ai është një akt rebelues ndaj atij institucioni që ka humbur funksionin e vet.
“Ai insitutcion nuk është një godinë që janë ca tavolina e karrige institucioni, ka një funksion dhe ai parlament që nuk mund të quhet parlament, ka humbur të gjitha funksionet e tij. Ai akt është bërë qëllimisht për të treguar jo vetëm mosvlerësimin por ndaj atyre që drejtojnë vendin prej 12 vitesh, ndaj asaj tufe që e kanë çuar vendin në këtë pikë. Është akti më i vogël rebelues që duhet bërë ndaj atij parlamenti. Në 12 vite jemi përpjekur të bëjmë detyrën tonë si deputetë e opozitarë dhe asgjë nuk ka funksionuar. Ai parlament nuk e meriton emrin parlament, por ai ka qenë një nga aktet rebeluese dhe e kam thënë që atij parlamenti i duhet vënë flaka”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/rama-1-780x439.jpg)
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht