Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, ka komentuar situatën në Ballkanin Perëndimor ndërsa rajoni po përballet me pandeminë e coronavirusit. A i ka thënë se “është inkurajuese të shohësh që Serbia dhe Kosova gjejnë pika të përbashkëta dhe punojnë së bashku për të trajtuar këtë sfidë të përbashkët”.
Në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, Palmer nuk pranoi të komentojë për letrën që dy ligjvënës amerikanë i drejtuan Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku shprehën shqetësimin e tyre mbi përqasjen e administratës së Presidentit Donald Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara janë kontribuuesi kryesor jo vetëm drejtpërsëdrejti në vendet individuale të Ballkanit Perëndimor, por edhe në organizatat ndërkombëtare që e kanalizojnë asistencën e tyre drejt rajonit.
Palmer e vuri theksin tek ndihma e Shteteve të Bashkuara prej miliarda dollarësh për rajonin e Ballkanit gjatë 20 viteve të fundit.
“Mendoj se është e vërtetë për të gjithë rajonin dhe madje në pjesën më të madhe të botës: Nevojat më urgjente janë për aftësitë për të bërë testime, për pajisjet mbrojtëse personale, dhe kapacitetet e kompanive dhe ekipeve të emergjencave për të patur mundësinë t’ua ofrojnë ndihmën atyre që e kanë të nevojshme. Më gjerësisht mendoj se po vihen në pah përpjekjet dhe energjitë që kanë shpenzuar Shtetet e Bashkuara… në mbarë rajonin e Ballkanit, për ndërtimin e institucioneve në mbi 20 vjet. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë t’i përgjigjen fuqishëm rrezikut që paraqet sfida e coronavirusit për shkak të përpjekjeve që Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë bërë për të ndihmuar në zhvillimin e këtyre kapaciteteve”, tha ai.
I pyetur për ndihmat ruse dhe kineze, të cilat këto vende i shfrytëzojnë si propagandë, Palmer tha se kjo nuk është një konkurrencë dhe se Shtetet e Bashkuara janë kontribuuesit kryesorë të organizatave ndërkombëtare që nga ana e tyre ndihmojnë vendet e ndryshme në rajon.
“Ky nuk është një konkurrim. Nëse ka gjëra për të cilat Rusia dhe Kina mund të ndihmojnë Serbinë, apo vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, mendoj se kjo është fantastike. Është shumë mirë edhe që Bashkimi Evropian po kontribuon me asistencë të konsiderueshme për Ballkanin Perëndimor. Mendoj se është shumë mirë edhe që Shtetet e Bashkuara po i përgjigjen sfidës. Po përgjigjemi në rrugë dypalëshe, duke dhënë asistencë drejtpërsëdrejti vendeve individuale të Ballkanit Perëndimor. Po shtojmë edhe përpjekjen tonë përmes institucioneve dhe forumeve ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara janë kontribuuesi më i madh për aktorët relevantë ndërkombëtarë, për Kombet e Bashkuara, për Bankën Botërore, për Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh në këto institucione dhe ne po kanalizojmë asistencën përmes tyre drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar që të plotësojnë nevojat e tyre”, tha Palmer.
Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit foli edhe për situatën në marrëdhënien Kosovë – Serbi gjatë kësaj periudhe pandemie botërore.
“Mendoj se në të vërtetë bashkëpunimi midis Serbisë dhe Kosovës për çështjen e coronavirusit është mjaft prekës. Është një nga ato pak lajme të mira, pozitive, që kanë dalë nga e gjithë kjo (situatë). Ka rritje të tregtisë. Ka bashkëpunim për sa i përket kujdesit mjekësor. Kosova dhe Serbia, mendoj se kanë nënshkruar të dyja iniciativën e ‘Korsive të Gjelbra’. Në fakt mendoj se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor tani marrin pjesë në këtë iniciativë, e cila është krijuar për të lehtësuar, përshpejtuar fluksin e ushqimeve dhe ilaçeve në këtë periudhë krize. Kështu që është inkurajuese të shohësh që Serbia dhe Kosova gjejnë pika të përbashkëta dhe punojnë së bashku për të trajtuar këtë sfidë të përbashkët”, tha Palmer.
Më konkretisht për asistencën për Shqipërinë dhe Kosovën, Palmer rikonfirmoi angazhimin amerikan edhe në këto kohëra të vështira.
“Para së gjithash, është ndihma financiare që po shkon direkt në vendet në fjalë. Këto fonde shkojnë për të blerë komplete testesh, pajisje mbrojtëse personale, reagentë që janë kimikatet e domosdoshme për të kryer testimin, pajisje dhe komplete dezinfektimi në mënyrë që objektet publike të mund të mbahen të sigurta. Ekziston edhe asistenca që ne do të vazhdojmë të japim në të dy vendet në forcimin e aftësive institucionale. Është shumë e rëndësishme që qeveria të jetë e aftë dhe në përgjigje të nevojave të qytetarëve, dhe kjo kërkon zhvillim institucional. Kjo është diçka për të cilën Shtetet e Bashkuara kanë punuar shumë ndër vite. Pra, përkrahja e mediave të pavarura dhe lirisë së medias, për shembull është pjesë e punës për t’u siguruar që qeveria të jetë e përgjegjshme dhe të japë zgjidhje. Mbështetja e një gjyqësori të pavarur siguron që qytetarët të kenë qasje në institucione që janë të konceptuara për të kufizuar, kanalizuar dhe përqendruar veprimet e qeverisë. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë në Kosovë, Shqipëri dhe gjetkë në rajon për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt kërcënimit mjekësor nga virusi dhe mundësimin e strukturave institucionale që bëjnë të mundur që qeveritë të jenë efektive dhe të përgjegjshme ndërsa përballen me këtë sfidë”, tha Palmer. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës