LAJMI I FUNDIT:

Palmer: Me refuzimin e Shkupit dhe Tiranës, BE dërgon mesazh të keq tek Prishtina dhe Beogradi

Palmer: Me refuzimin e Shkupit dhe Tiranës, BE dërgon mesazh të keq tek Prishtina dhe Beogradi

I dërguari special i sekretarit shtetëror të SHBA-së Matthew Palmer, deklaroi se me refuzimin t’i hapë negociatat për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Bashkimi Evropian dërgon mesazh të keq te Serbia dhe Kosova se marrëveshja nuk do të thotë rrugë evropiane.

Palmer për “Zërin e Amerikës” tha se qëllimet e SHBA-së dhe BE-së kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës janë të njëjta, por se disa anëtare të BE-së dërgojnë mesazhe të ndryshme.

“Ne jemi këtu ta mbështesim procesin dhe i inkurajojmë palët të arrijnë marrëveshje. Megjithatë, duam që ata të jenë të vetëdijshëm për atë që u ofrohet, pse është e e rëndësishme për ta që ta arrijnë marrëveshjen për normalizim. Kjo sinqerisht është njëra ndër arsyet që vendimi i Këshillit Evropian të mos i hapë negociatat për aderim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është aq dekuruajuese. Sepse dërgon mesazh të gabuar edhe në Beograd edhe në Prishtinë, ndërsa kjo është se mund të bëni punë të vështira, të merrni vendime të vështira, të arrini kompromis, por megjithatë edhe më tej mund t’ju refuzohet rruga përpara në drejtim të Evropës”, tha Palmer.


Sipas tij, kjo situatë u mundëson Rusisë, Kinës dhe aktorëve të tjerë ta përforcojnë ndikimin e tyre në Ballkan.

“Qëllim primar i Rusisë është që ta pengojë integrimin euroatlantik të rajonit, ta mbajë të ndarë, të dobët dhe të varur nga mbështetje politike nga Moska dhe nga gazi. Rusia dëshiron ta pengojë marrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës, ta pengojë BeH-në të jetë shtet funksional, si dhe rrugën e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të NATO-s. Mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë është një adut më i madh që Moska e ka në dorën e saj kur bëhet djalë për Serbinë”, vlerëson Palmer.

Interesat e Kinës për Ballkanin Perëndimor janë më tepër se komerciale, ndërsa lojtar i rëndësishëm në Ballkan, Palmeri e sheh Turqinë, për të cilën tha se rajonin e sheh si “oborr të vetin”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori