LAJMI I FUNDIT:

Palmer: Maqedonia e Veriut së shpejti bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s

Palmer: Maqedonia e Veriut së shpejti bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer u shpreh i bindur se Maqedonia e Veriut së shpejti do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-së.

“Mbetën një numër i caktuar i anëtareve që duhet ta ratifikojnë protokollin për aderim, duke përfshirë edhe SHBA-në. Kjo kërkon një procedurë interne në Senat dhe shpresoj se gjithçka do të përfundojë deri në dhjetor. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të caktojmë një datë tjetër për disa muaj”, tha Palmer në intervistën për Radiotelevizionin e Malit të Zi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, SHBA-ja angazhohet për një Ballkan Perëndimor stabil të integruar në institucionet euroatlantike, për dallim nga Rusia e cila kërkon që ai të bazohet në trazira dhe mosbesim.


“Ballkanin Perëndimor e shoh si anëtar të familjes së vendeve perëndimore, të integruara në institucionet euroatlantike, si vende me të cilat bashkëpunohet mbi bazën e rregullave dhe normave. Rusët kanë treguar se dëshirojnë një rajon të bazuar në trazira dhe në mosbesim. Mendoj se kjo u duk shumë qartë me përkrahjen e Rusisë lidhur me grusht shtetin në vitin 2016 në Malin e Zi, për të penguar që vendi të hyjë në NATO”, tha Palmer.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor konsideron se “rusët nuk kanë përfunduar që të këmbëngulin për të bërë probleme në Malin e Zi dhe në Ballkanin Perëndimor.

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori