Palmer: Maqedonia e Veriut e ka vendin në NATO dhe BE

Përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkan, Mattew Palmer në takimin që sot e realizoi me ministrin Nikolla Dimitrov dhe ministren Raadmilla Sheqerinska tha se "Maqedonia e Veriut e ka vendin në NATO dhe BE".
Mbledhje ndodhi në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, ndërsa fokusi i bisedimeve ishte tek dinamika e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe rëndësia e integrimit të vendit në aleancë si dhe nisja e bisedimeve me BE-më për rajonin dhe më gjerë.
"SHBA-të fuqishëm mbështesin Maqedoninë e Veriut në realizimin e qëllimeve të saja strategjike - anëtarësimi i plotë në NATO dhe nisja e bisedimeve me BE-në. Maqedonia e Veriut vendosi shembull në zgjidhjen e kontesteve politike dhe hapjen e perspektivave për qytetarët e saj. Krimi dhe protagonistët e krimit dot të dënohen pa përjashtim, mosndëshkimi në vend anëtar në NATO me ardhmëri evropiane nuk është opsion", është thënë në takim.
Ministrja Sheqerinska falënderoi konsistencën e përkrahjes së SHBA-ve në anëtarësimin e vendit tonë në BE dhe NATO dhe potencoi se Qeveria nuk do të lejojë asgjë që të pengojë integrimet në NATO dhe BE.
"Kjo gjeneratë e politikanëve bëri hap për vendin e vet, të sigurojë anëtarësimin në NATO dhe e meritoi nisjen e bisedimeve me BE-në muajin e ardhshëm. Kjo është rruga në të cilën ecim, ku nuk ka vend për kalkulime me përgjegjësinë. Lëndët e PSP-së do të kenë përfundim, secili që ka shkelur ligjin do të përgjigjet, pa përjashtim", tha Sheqerinska.
Përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor përsëriti se shteti duhet të funksionojë dhe koha e lojërave politike ka përfunduar.
"Vendi i Maqedonisë së Veriut është në NATO dhe BE", tha Palmer./Telegrafi/





















































