LAJMI I FUNDIT:

Pallaska, pas lirimit të Sheshelit: Kështu duket drejtësia e “kontraktorëve të jashtëm”

Pallaska, pas lirimit të Sheshelit: Kështu duket drejtësia e “kontraktorëve të jashtëm”

Lidhur me vendimin e sotëm të Tribunalit të Hagës për të liruar nga akuzat për krime lufte ultranacionalistin serb, Vojisllav Sheshel, njohësi i sistemit të drejtësisë, Dastid Pallaska, ka thënë se kështu duhet drejtësia kur bëhet nga “kontraktorët e jashtëm”.

Në Facebook, Pallaska ka shkruar se “vendimi i sotëm i Gjykatës së Hagës për lirimin e Sheshelit është një përkujtim i mirë se si duket “drejtësia” që bëhet nga “kontraktorët e jashtëm” që nuk kanë lidhje me vendin dhe njerëzit për dhe mbi të cilët vendosin”.

Sipas Pallaskës, ky është një moment kthjellues për të gjithë ata që në kërkim të zgjidhjeve të shpejta dhe të gatshme, mendojnë që gjykata speciale do t’i zgjidhë të gjitha problemet tona.


“Krijimi i një sistemi të mirëfilltë të drejtësisë është sfida më e madhe e një shoqërie në procesin e vështirë të shtet-ndërtimit. Është sfida që kërkon sakrificën më të madhe në kohë paqe. Për këtë arsye nuk ka “kontraktorë të jashtëm” që mund ta kryejnë këtë punë për ne”, ka shkruar ai.

Pallaska thotë se kjo punë kërkon njerëz që e donë vendin e vet dhe që krijimin e s istemit të drejtësisë e konsiderojnë si betejë ekzistenciale për vetën, familjen e tyre dhe të gjithë shoqërinë.

“Është sfida e cila ose e arsyeton ekzistimin e shtetit ose shërben si prova për dështimin e shtetit. Pa drejtësi ‪#‎MadeinKosova nuk meritojmë të jemi shtet”, ka shkruar Pallaska.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori