LAJMI I FUNDIT:

Pale Iloska nga Velesi shpallet e pafajshme për vrasjen e ish-partnerit të saj

Pale Iloska nga Velesi shpallet e pafajshme për vrasjen e ish-partnerit të saj

Pale Iloska nga Velesi është liruar nga akuza për vrasjen e ish-partnerit të saj Aleksandar Ritovski, gjegjësisht është shpallur e pafajshme me vendim të Gjykatës Penale të Velesit.

Pale Iloska dje tha se nuk ndjehet fajtore, pasi veprën e ka kryer në vetmbrojtje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky rast tronditi qytetarët pasi u bë e ditur se ajo ishte dhunuar nga ish-bashkëshorti i saj i pamartuar dhe të cilit në një moment vetëmbrojtjeje i shkaktoi plagë vdekjeprurëse me thikë.


Iloska tashmë është mbrojtur nga OJQ-të dhe Komiteti i Helsinkit, të cilët thonë se ajo është dashur të gjykohet për një krim më të vogël të kryer në vetëmbrojtje, e jo për “vrasje”,

Ndryshe, më 29 shtator të vitit të kaluar në shtëpinë ku Ilovska jetonte e pamartuar me policin Aleksandar Ristovski, ai filloi një zënkë duke e cilësuar atë me fjalë nënçmuese.

Ajo hyri në dhomën e gjumit dhe u shtri për të fjetur, por ai e ka kapur për pizhame dhe e tërhoqi zvarrë në kuzhinë. Gjatë kësaj zënke në një moment ajo mori një thikë nga tavolina dhe e goditi direkt në zemër. Goditja ka qenë fatale për ish-partnerin e saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori