Më pak lindje, më pak martesa janë regjistruar gjatë muajve të pranverës. Edhe pse edhe numri i vdekjeve ka qenë më i ulët sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shtimi natyral i popullsisë vazhdon të jetë në rënie. Duke kaluar nga shifrat me tre zero në dy-nga minus 3418 banorë tre muajt e parë në minus 381 gjatë tre muajve të dytë të vitit, popullsia po ruan tendencën e zvogëlimit të nurmit të përgjithshëm. Kjo për shkak se numri i të lindurve është zvogëluar së bashku me numrin e kurorëzimeve.
Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave numri i foshnjave është reduktuar me 6.5 për qind (gjithsej 4379 bebe ), ndërsa numri i rasteve të vdekjeve është zvogëluar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë kur pandemia ishte në kulmin e vet. Por edhe po të krahasohet me tre muajt e parë të këtij viti kur u regjistruan rreth 7500 vdekje (janar-shkurt-mars), ndërsa shtimi natyral i popullsisë zbriti në ekstreme me minus – 3418 banorë më pak.
Gjatë muajve prill-maj-qershor fatalitetet janë zvogëluar me 33.4 për qind (gjithsej 4760 raste vdekjesh), prej të cilëve 22 janë fëmijë, ndërsa shtimi natyror i popullsisë vazhdon të jetë në rënie. “Shtimi natyror i popullsisë është -381, që do të thotë se për kaq persona numri i të lindurve është më i vogël sesa numri i të vdekurve”, thuhet në raport. Tendenca në rënie janë vërejtur edhe tek martesat, konkretisht janë zvogëluar me 7.3 për qind krahasuar me një vit më parë ( 2 670 martesa). Shifra këto që janë shumë larg pritshmërive të dy viteve më parë kur si një nga arsyet e reduktimit të numrit të kurorëzimeve ishin masat kufizuese nga Kovidi. Divorcet mbeten të larta, 521 raste vetëm për tre muaj.
Nëse do të bëjmë një krahasim tek vendbanimet shqiptare, në shumë prej tyre vihet re se numri i lindjeve është më i vogël sesa për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si Kërcova, Struga, Saraji, ndërsa me numër të njëjtë lindjesh janë komuna e Çairit, ndërsa më shumë lindje sesa një vit më parë janë regjistruar në komunat si Tetovë apo Studeniçan. Karakteristikë e përbashkët për komunat shqiptare kryesisht është numri më i vogël apo thuajse i njëjtë, si në Likovë (ku mesatarisht ndodh një kurorëzim në ditë), me përjashtim të komunave si ajo e Tetovës kur një vit pas pandemisë është zvogëluar thuajse dyfish numri i martesave (nga 158 në 78 ).
“Në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2021, numri i lindjeve është ulur për 4.122, dhe lindshmëria është ulur nga 11.2 ‰ në 10.2 ‰ (lindje për 1,000 banorë). Ndryshimet në strukturën moshore të popullsisë kanë reflektimin e tyre në numrin e vdekjeve në vend. Numri i personave që vdiqën kontribuoi në rritjen e shkallës së vdekshmërisë, e cila në vitin 2021 ishte 15,5 ‰, në ndryshim nga viti 2011 kur ishte 9.5 ‰ (vdekje për 1000 banorë)”, thuhet në të dhënat zyrtare.
Sipas regjistrimit më të fundit të popullsisë në shtator të vitit 2021, Maqedonia e Veriut numëron 1.836.713 banorë, që do të thotë 223.081 njerëz ose 10 për qind më pak se popullsia e vlerësuar në vitin 2016 dhe 236.989 persona ose 11.4 për qind më pak krahasuar me vitin 2011. Çfarë do të ndodhë me popullsisë deri në fund të këtij shekulli? Maqedonia e Veriut pritet të numërojë 50 për qind më pak banorë, supozohet sipas raportit të Kombeve të Bashkuara për “Perspektivat e Popullsisë Botërore”. Vendi renditet mes dhjetë vendeve në botë (i teti) që kanë tendenca të theksuara të rënies së popullsisë në dekadat e ardhshme. /Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dorëzohet në polici Goce Trajkovski, dëshmitari i vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
Rokas: Jemi të fokusuar në ndihmën e vendit për zbatimin e reformave
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar