Mungesa e infrastrukturës, transportit e ekonomia e dobët është bërë shkas që të boshatisen fshatrat që janë të banuara me shqiptarë në Zveçan. Në objektet shkollore të tri fshatrave, numri i nxënësve është fare i ulët. E, prindërit ankohen se problem shtesë për ta këtë vit është sigurimi i teksteve shkollore.
Lëvizjet janë të pakta, ndonëse kjo rrugë të dërgon në tri fshatra me banorë shqiptarë në Komunën e Zveçanit, të banuar me shumicë nga serbët.
Infrastruktura e dobët e po ashtu zhvillimet politike në këtë vend vlerësohet të jenë shkaktarë që kjo pjesë e vendit të mbetet pothuajse e heshtur.
Lëvizjet në fshatrat Lipë, Boletin e Zhazhë shtohen pak më shumë nga shtatori kur nxënësit u rikthehen mësimit pas pushimeve. Por, efektet e boshatisjes së fshatrave vërehen edhe në objektet shkollore.
Gjendja e njëjtë me numrin e nxënësve është pothuajse edhe në fshatin Lipë, që është paralele e ndarë e shkollës fillore “Isa Boletini”.
Si mos të mjaftonin problemet ekonomike dhe ato politike, prindërve të atyre pak fëmijëve sivjet u është shtuar edhe një barrë.
Sigurimi i librave po del të jetë vështirë i përballueshëm për Venera Pecin nga fshati Zhazhë, pavarësisht se shteti do t’i subvencionojë ato.
“Unë i kam tre fëmijë, në klasën e pestë, të katërt edhe në të dytën. Me punua nuk punojna kurrkun, po çka me ba, duhet me i ble. Kam aplikua po po presim mos po na i kompensojnë”, shprehet ajo.
Zhgënjimi vërehet pothuajse në çdo fytyrë të banorëve që kanë mbetur këtu.
E ata që tashmë janë larguar nga kjo pjesë, thonë se kanë dhimbje për këtë gjendje.
“Shteti ish dashtë me intervenua këtu. S’ka kurrgjë këtu, shumë po më pengon ama s’ka kurrfarë të ardhnash, nuk ka kurrgjë. Janë mbetë nja 10 ose 15 shtëpi, s’ka ma shumë këtu”, ka thënë mërgimtari, Skender Peci.
Për herë të parë që nga paslufta, këtë komunë veriore nga 25 maji e udhëheq një kryetar shqiptar, Ilir Peci. /RTVDukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova