Nga: Josif Papagjoni
Herë pas here, kryesisht në artikuj gazetash e më shumë në rrjetet sociale, ka shpërthime kritikash denigruese, gjer të neveritshme ndaj Ismail Kadaresë dhe veprës së tij. Një nga këto denigrime lexova këto ditë dhe saora nervat m’u cytën. Po cili nga këta liliputë e zëvendëson madhështinë e letërsisë së Kadaresë?! E shajnë dhe e stërshajnë, marrin pozat e njohësve të letërsisë, duke ngatërruar enkas pozicionin e tij politik gjatë regjimit komunist, si dhe karakterin e tij shpesh të ftohtë, distancuar, me fuqinë e artit, aq superior me veprën që shkroi e na la pas, i paarritshëm nga askush përbri – një aset kombëtar.
Ndonëse thuhet se shkrimtari është po aq edhe vepra e tij, nga ana tjetër vepra me shkrimtarin kanë jetë të mëvetshme, gëzojnë një integritet dhe pavarësi secili më vete. Ca më shumë kjo bëhet e vërtetë kur koha rrjedh dhe vepra i drejtohet një lexuesi tjetër. Lexuesi, mbase, ndaj shkrimtarit nuk është i interesuar se si ka qenë ai e çfarë ka bërë këtu apo atje, me këtë apo atë person, i pëlqen a s’i pëlqen kjo kafe, kjo raki, ky njeri; ndërsa ndaj veprës së tij, përkundrazi, lexuesi krijon një lidhje shpirtërore të ngushtë, gati ndërvarësie, falë kënaqësisë që ajo i shkakton dhe dijes që i jep. Është një lloj epifanie, një farë ekologjie e mendjes dhe shpirtit të tij prej shqiptari që rreket drejt të përsosurës, asaj që pa dashjen tënde kthehet në një farë tempulli dhe faltoreje estetike për të gjithë.
Pra, në këtë rast, jo vetëm për Kadarenë, shkrimtari dhe krijimtaria e tij që vjen edhe në kohën e fundme, janë dy identitete të ndryshme, me zanafilla po të ndryshme, e para humane (njeriu si shkrimtar), e dyta estetike (vepra si krijim artistik). Ky dallim duhet bërë me patjetër, përndryshe bie në kurthin e ndjenjave jo mirëfilli estetike në perceptimin dhe vlerësimin e veprës së tij. Kur nuk bëhet, mendimi dhe kritika si e tillë ose devijon nga objekti, ose denigron në sharje dhe mohime pa sens e logjikë.
Shumë nga këta “kritikë”, jo vetëm ndaj Ismail Kadaresë, bëjnë vetë letërsi, shkruajnë romane, shkarravisin paçavure, mediokre, krejt në fasha ideologjike e politike (por të “reja”), sa me zor e shtyn leximin e tyre. Letërsia e këtij madhori të letrave shqipe nxit shumë xhelozi, sikur i verbon, i budallalleps edhe mërinë e tyre, politike në këtë rast, e çon në ligësi dhe e nxjerr nga diagrama estetike. Kur një madhor nuk arrihet dot, sepse është shumë lart, ziliqari, mediokri, i vockli, kinse shkrimtari modern, veçse shan, veçse mohon, veçse hedh poshtë, qet kleçka, shkelmon. Kërkon ta ndot shkrimtarin, por ndot vetveten, se balta i përplaset në fytyrë. Ia përplas vetë koha. Ia përplas pëlqimi që ai ka te lexuesi. Shija e mirë zotëruese. Ligji i hekurt i artit dhe bukurisë.
Po si t’ia bëjnë hallit ziliqarë të tillë të paepur se kjo letërsi si ajo e Kadaresë ka një pëlqim botëror dhe nderon gjeniun e krejt një kombi si i yni?! Kush e shkruan aq bukur dhe me aq guxim një Pallati i ëndrrave, një Gjenerali i ushtrisë së vdekur, kush? Po një Prilli i thyer, një Kronikë në gur, një Kështjella, një Koncert në fund të dimrit të para vitit 1990 etj.? Se këtu e kanë hallin dhe gozhda këtu u ka ngecur, duke u rënë borive se letërsia e tij është e kontaminuar.
Veprat e mëdha nuk rrëzohen dot me sharje, përkatësi ideologjike dhe ulërima politike. Këto nuk i përkasin “letërsisë si të tillë”, nuk janë pjesë e mishit dhe kockës së saj (si përkryerje letrare artistike). Janë jashtë saj. As me xhelozi mediokrish kjo letërsi nuk rrëzohet dot. Kush nga këta vocërrakë e arrin atë bukuri dhe atë elegancë të gjuhës së Kadaresë, kush? Po atë begati dhe shpengim poetik të narrativës së tij, atë koreografi fjale e fraze që ligjërimi ka e përfton, atë sintaksë vallëzuese, atë filozofi, atë subjekt e mënyrë rrëfimi që të rrëmben dhe s’të lë ta mbyllësh fletën e librit, atë sugjestion, atë magji dhe tërheqje që ti ndjen kur lexon letërsinë e tij?
Po atë risemantizim modern të mitit dhe legjendës (p.sh. Kështjella), po atë simbolikë që dekriptohet lehtë (p.sh. Përbindëshi, Koncert në fund të dimrit etj.), po atë imazh trallisës si një habi dhe grotesk (p.sh. Kronikë në gur), po atë psikë të deformuar, atë antropologji dhe kod zakonor si një stigmë mu në zemër (Prilli i thyer) etj. Gjejnë këtyre romaneve ca gjethe të kalbura rënë nga suferina e kohës. Nuk shikojnë blerimin, kurorën, si aura e metafora të spërndritura të një talenti të jashtëzakonshëm, që bëri letërsi normale në një kohë anormale (siç e ka pohuar vetë).
Kur mali është i lartë, shumë i lartë, të tjerët, ziliqarë e sharës duken si minj (për të mos e tepruar, po i quaj vocërrakë, liliputë, që bubrrojnë në asgjënë e tyre)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Dhjetë fjalët që pasqyrojnë ndryshimet që po ndodhin në botën përreth nesh

Shqipja në rrezik: Fjalori i ka 46 mijë fjalë, 500 mijë të tjera janë futur pa u studiuar

Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe