Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e konkursit për kryeprokuror, ende asnjë person nuk ka aplikuar për këtë pozitë.
Këtë e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin, zëdhënësi i Këshillit Prokurorial, Astrit Kolaj.
Deri më tani vetëm prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës Armend Hamiti ka konfirmuar se do t’i hyjë garës.
Hamiti i ka thënë RTV Dukagjinit se është në kompletim të dokumentacionit që më pas do ta dorëzojë në KPK.
Mirëpo kundër kandidat i tij pritet të jetë Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Megjithatë vet Isufaj thotë se akoma nuk ka vendosur për këtë çështje, përcjell Telegrafi.
Emra të tjerë të përfolur si kandidatë të mundshëm për kryeprokuror të Kosovës janë edhe Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi.
Munishi mban pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Prishtinës, derisa prokurori Fazliu mban pozitën e koordinatorit për lutfitimin e Krimeve Ekonomike.
Para shtatë vitesh kur edhe ishte konkursi i fundit për kryeprokuror, të gjithë kandidatët tjerë u tërhoqën nga gara pos Aleksandër Lumezit.
Ehat Miftaraj që në atë kohë mbante pozitën e Drejtorit të njësitit për Vlerësimin e Performancës në Këshillin Prokurorial rikujton se kjo kishte ndodhur pas KPK-ja kundërligjshëm iu kishte vazhduar mandatin tre anëtarëve të cilët do të votonin për kryeprokuror.
“Mandati i anëtarëve të Këshillit Prokurorial iu ishte vazhduar kundërligjshëm pasi mandati ishte pesë vite pa të drejtë rizgjedhje. Në atë kohë kishim pranuar shpresa nga ambasada Amerikane dhe Zyra e Bashkimit Evropian që në një farë forme na kishin këshilluar për rastin në fjalë. Por KPK nuk kishte marrë për bazë vërejtjet dhe kishin vazhduar me procesin”, deklaroi Miftaraj.
Së fundmi ambasada e Britanisë është tërhequt nga procesi i zgjedhjes së prokurorit.
Megjide Demolli nga Organizata Fol thotë se kjo nxit dyshime për një proces jo transparent.
“Kemi insistuar shumë që ambasada të jetë e përfshirë edhe në zgjedhjen e kryeprokurorit. Na vjen shumë keq që si duket KPK nuk e ka parë të rëndësishme një gjë të tillë. Për fat të keq mund të kemi një ripërsëritje të një skenari që na ka ndodhur shtatë vitë me parë”, deklaroi Demolli./Telegrafi/