Shkolla e mesme e arteve pamore “Adem Kastrati” në Gjilan, ka pranuar një donacion ku me prezencen e Komanditit të Regjimentit të Karabinierëve MSU, Kolonel Alberto Santini, dhe drejtorit të shkollës Roland Masurica, u nënshkrua akti i pranim/dorëzimit të mjeteve të konkretizimit.

Kabinetet dhe ateletë e kësaj shkolle janë pajisur me vegla pune të rëndësishme të cilat do t’i shërbejnë nxënësve për konkretizimin e mësimit dhe ngritjen e shkathtësive të tyre


Roland Masurica, drejtori i shkollës ka thënë se kjo është hera e dytë që shkolla përfiton donacion nga misioni Italian në Kosovë.

Sipas tij, ky donacion ndjeshëm do të përmirësoj kushtet e punës dhe do të mundësoj që nxënësit dhe mësimdhënësit të ngrisin kompetencat e tyre në mësimdhënie dhe nxënie.

“Në emër të shkollës falënderojmë Misionin e Karabinierëve në Kosovë, ku përveç misionit të sigurisë që kanë si prioritet, ata në vazhdimësi ndihmojnë në përmirësimin e infrastrukturës në fushën e arsimit, andaj ju jemi mirënjohës për jetë”, ka thënë Masurica.

Kolonel Alberto Santini, Komandanti i Regjimentit të Karabinierëve Italian, tha se do të vazhdojë përpjekja për përmirësimin e kushteve të punës.

“Ne po mundohemi që të bëjmë gjithçka për përmirësimin e kushteve të punës për ju, andaj, jam i kënaqur që ky donacion do të ndihmoj në zhvillimin e potencialit tuaj. Ju jeni rinia dhe e ardhmja e këtij vendi”, tha ai. /Telegrafi/