Gjilani ka marrë një barazim 1-1 në udhëtim te Flamurtari në kuadër të javës së tetë.

Bardh e kuqtë kësisoj renditën në pjesën e epërme të tabelës duke marrë shtatë pikë në tri ndeshjet e fundit.


Trajneri i Gjilanit Sadat Pajaziti është ndarë i kënaqur me barazimin nga mënyra se si shkoi ndeshja, megjithëse beson se futbollistët e tij mund ta fitonin ndeshjen.

43176109 318237425428947 5887588813429014528 n

Pajaziti theksoi se skuadra e tij pati shumë mungesa dhe në qoftë se do ishin të kompletuar fitorja nuk do diskutohej.

“Normalisht që donim fitoren për të vazhduar serinë pas dy fitoreve radhazi. Është vërejtur mungesa e pesë futbollistëve titullarë, me të cilët sigurisht se do ta fitonim ndeshjen”.

“Jemi detyruar të modifikojmë rolet e futbollistëve derisa kemi parë teksa një sulmues qendre bën mesfushorin e krahut, e shtuam ritmin e lojës pas golit të realizuar, por përsëri nuk ja dolëm".

"Ndoshta mund të kishim marrë më shumë edhe njëherë po e them nëse do ishim të kompletuar”, deklaroi Pajaziti pas ndeshjes.

40602462 306191286633561 3869662716473901056 n

Barazimi ndaj Flamurtarit i ndihmon Gjilanit që të ngritët në kuotën e 14 pikëve dhe të renditet në pozitën e pestë. /Telegrafi/

telegrafi sport app